Policia e Durrësit ka arrestuar 54-vjeçarin Eduart Xhaferri, autor i vrasjes së Lulzim Qama, 35-vjeç, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:20 në fshatin Rrushkull.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta, ku 35-vjeçari Qama ka goditur me thikë Yzedin Shallarin, 65-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Më pas shtetasi Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe shtetasin Eduart Xhaferri, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin Lulzim Qama, nga brenda mjetit të tij tip Nissan.
Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga shtetasi Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur Lulzim Qama.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit:
• arma e gjahut tip Shotgan dhe
•thika.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vrasja me dashje” parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com