Ngjarja për zyrat e FRD, Veliaj: Sjellja e Presidentit për të ardhur keq, shkoi të rrihte dy policë në prag pensioni

Presidenti i vendit duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar me keqardhje ngjarjes së djeshme, gjatë një takimi me banorët e Lagjes 13. Ai shtoi se ajo që ndodhi dje ishte një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej dhe jo të degradonte në dhunë fizike e përplasje.

“Dje ishte një situatë për të ardhur keq, një moment i trishtë, se ti thua unë jam qytetar i këtij vendi, mund të kemi bindje të ndryshme, por në momentin kur kërcet grushti dhe shkon i hidhesh në fyt tjetrit për diçka që s’bie dakord, të cilët mund të shkosh ta zgjidhësh në gjykatë, kjo është një anomaly. Është disa herë më e rëndë kur ndodh nga Presidenti i Republikës, që duhet të përfsaqësojë më të mirën që ka vendi dhe jo më të keqen. Duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, nënvizoi Veliaj. 

Për më tepër, Veliaj sqaroi se sherri i Presidentit, ishte me dy policë në prag pensioni. “Trifoni, njëri prej policëve”, - tha kryebashkiaku, - “ka qenë polic gjithë jetën, i ka shërbyer shtetit dhe të gjitha Bashkive, ndaj është për të ardhur keq që në prag pensioni shkon për ta rrahur Presidenti i Republikës”.

“Godina është një institucion bashkiak, në katin e parë janë zyrat ku trajnohen burimet njerëzore, pra stafin e ri që vjen në bashki. Në katin e dytë ndodhet Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit, që bën kontrollin e tregjeve, ushqimit, pra është një agjenci që ka dobi për qytetin. Në katin e tretë ka ndodhur një zaptim. Sherri ndodhi në katin e pare, me dy policë në prag pensioni. Janë policë roje, që ruajnë objektin në prag pensioni. Në ditën e zgjedhjeve, Trifoni del në pension. Kur mendoj se në prag të pensionit vjen ta rrahë Presidenti i Republikës, ndërkohë që ai ruan një institucion, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Burimet Njerëzore të Bashkisë Tiranës, është një mënyrë shumë e shëmtuar për të përcjellë në pension një burrë zotëri”, sqaroi Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Përplasja e presidentit tek FRD, flet Gaz Paja: Sa më pak arte marciale, kush është e mira tashmë është e qartë

Një ditë pas ngjarjeve të djeshme, ku u pa se si Presidenti Ilir Meta, por edhe simpatizantë të LSI dhe të PD, goditën punonjësit e Policisë Bashkiake, aktori i njohur Gaz Paja tha se është koha që “aktet marciale” të lihen mënjanë dhe të përkrahen zhvillimet në Tiranë. Duke folur në takimin që kryebashkiaku Veliaj zhvilloi me një grup banorësh dhe artistësh, Gaz Paja u shpreh se ndryshimet në Tiranë janë të prekshme dhe inkurajoi që punët e mira të vijojnë të çohen përpara.

“E shoh përditë ndryshimin dhe do përpiqem t’ju inkurajoj me gjithë forcën që më karakterizon, që të bëni këto punët e mira. Kurajo, ne na keni nga pas! Artet marciale të bëhen sa më pak, të bëjmë këtë që ju keni nisur”, tha Gaz Paja, teksa ndau edhe një bisedë me Vikena Kamenicën.

“Po flisnim me Vikenën: Na janë bërë gjithë këto gjëra interesante këtej vërdallë, tha, s’jemi takuar. I kemi këto të mira vërdallë, t’i shfrytëzojmë. Nuk mbaron tek bërja e punës. Është detyra jonë më pas ta mirëmbajmë dhe t’i çojmë më tutje. Kështu që, të gjithë ne të bëjmë punën tonë. Kush është e mira, është tashmë e qartë. Të gjithë e dimë këtë gjë, le t’i japim edhe ne dorën tonë”, deklaroi Paja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nikolla Gjordumi: 13/03/2021 18:32

    Shqiperia , ne keto momente eshte pa president.ilir rrugaci eshte shume turp, te quhete me president.ai eshte ,paster fare, kryetare i opozites se bashkuar. Per mendimin tim, ai, duhete te ishte arrestuar ne moment, ai eshte turpi i botes, nje kryekriminel i vertete. Une jam nje demokrat i oreve te para, ne prishjen e sistemit por, kete here ne 25 prille do vije e te votoj, me bindje te plote,PS DHE EDI RAMEN, PO TREGON ME TE VERTETE, QE ESHTE SHUME I DENJE DHE PATRIOT I VERTETE, PER TE DREJTUAR POPULLIN SHQIPETAR. SHUME RESPEKT PER NJERIUN EUROPIAN EDI RAMA

    Përgjigju
  • Naçe: 13/03/2021 16:11

    Po mire dakort jam me Ju, por nje pyetje kisha per drejtuesit e bashkise : E sikur keto gjeste do t’i bente nje qytetare i thjeshte çfare do te ndodhte...FLM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'