Përplasja e presidentit tek FRD, flet Gaz Paja: Sa më pak arte marciale, kush është e mira tashmë është e qartë

Një ditë pas ngjarjeve të djeshme, ku u pa se si Presidenti Ilir Meta, por edhe simpatizantë të LSI dhe të PD, goditën punonjësit e Policisë Bashkiake, aktori i njohur Gaz Paja tha se është koha që “aktet marciale” të lihen mënjanë dhe të përkrahen zhvillimet në Tiranë. Duke folur në takimin që kryebashkiaku Veliaj zhvilloi me një grup banorësh dhe artistësh, Gaz Paja u shpreh se ndryshimet në Tiranë janë të prekshme dhe inkurajoi që punët e mira të vijojnë të çohen përpara.

“E shoh përditë ndryshimin dhe do përpiqem t’ju inkurajoj me gjithë forcën që më karakterizon, që të bëni këto punët e mira. Kurajo, ne na keni nga pas! Artet marciale të bëhen sa më pak, të bëjmë këtë që ju keni nisur”, tha Gaz Paja, teksa ndau edhe një bisedë me Vikena Kamenicën.

“Po flisnim me Vikenën: Na janë bërë gjithë këto gjëra interesante këtej vërdallë, tha, s’jemi takuar. I kemi këto të mira vërdallë, t’i shfrytëzojmë. Nuk mbaron tek bërja e punës. Është detyra jonë më pas ta mirëmbajmë dhe t’i çojmë më tutje. Kështu që, të gjithë ne të bëjmë punën tonë. Kush është e mira, është tashmë e qartë. Të gjithë e dimë këtë gjë, le t’i japim edhe ne dorën tonë”, deklaroi Paja.


Lajmi kryesor:

Ngjarja për zyrat e FRD, Veliaj: Sjellja e Presidentit për të ardhur keq, shkoi të rrihte dy policë në prag pensioni


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë