Ngjarje e dyshimtë në Vlorë/ Telefonon gruan: Më qëlluan, shpëtova mirë...dhe largohet! Policia gjen Porsche e braktisur dhe 3 gëzhoja (VIDEO)

VLORË - Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë, në lagjen "10 Korriku". Policia është njoftuar për të shtëna me armë në orën 11:40 ndërsa e mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete. Dyshimet paraprake janë për një atentat të mundshëm, megjitathë rrethanat janë shumë të paqarta. Dëshmia e një gruaje, i ka çuar hetuesit drejt kësaj piste, pasi ajoka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka telefonuar duke i thënë se: Më qëlluan, shpëtova mirë. Pas kësaj telefonate ai është larguar dhe ende nuk dihet nga policia se ku ndodhet. Në vendin e ngjarjes policia gjeti të parkuar, automjetin tip Porsche të personit në fjalë, makinë e cila nuk ka shenja plumbash. 

"Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen "10 Korriku" Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen. 

Burime nga policia e Vlorës thanë për Shqiptarja.com se dyshohet që vetë personi në fjalë të ketë shtënë me armë në ajër. 

1579865208_vlore2.jpg

Automjeti i braktisur nga pronari

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurvarsi: 24/01/2020 14:13

    Aktor i keq paska qënë.. Pa le ku do dali fundi budallëkut tani..

    Përgjigju
  • Anonymos: 24/01/2020 13:46

    Ka ik me dashnoren e ka saju vet te gjithen ka shtir ne ajer hahahaha sa i madh

    Përgjigju
    • Agjenti: 24/01/2020 14:26

      Ahahahahahahha tamam e ka bo

  • Gjorm: 24/01/2020 13:21

    Nje mije e nje te zeza kanë bere vlonjatete për 30 vjete domosdo qe për ditë po derrmohene prandaj na eshte veshtiresuare jeta në Vlore. Njereze te liqe! Policia dhe ushtria duhet ta shqepe Vloren 24 ore kontrolle gadishmeri.

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 24/01/2020 13:50

      Ke shume te drejte per 30 shume pislliqe jane bere dhe zullume. Po paguajne pasojat nashiner

  • Gjithsesi: 24/01/2020 12:47

    Gjithsesi gjithsesi megjithatë gjithsesi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë