E rëndë në Mat, 3 fëmijë gjejnë një armë duke kullotur bagëtitë në mal dhe luajnë me të! Vritet aksidentalisht 13-vjeçari

MAT-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac në Mat, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçar.

I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia i pajetë në mesnatë, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Sipas burimeve, viktima ka qenë bashkë me tre fëmijë të tjerë duke kullotur bagëtitë në mal, ku kanë gjetur një armë zjarri.

Më pas, ata kanë dërguar bagëtitë në stan dhe kanë filluar të luajnë me armën e gjetur, që fatkeqësisht kishte qenë e mbushur. Për pasojë, në lojë e sipër, arma është shkrepur ndërsa plumbi kapi 13-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë pritet të mësohen në minutat në vijim.

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 30/07/2021 09:29

    Edhe 100 vjet do ia shohim sherrin armeve te `97!!

    Përgjigju
  • anna: 30/07/2021 09:17

    O ZOT SA GJYNAH VETEM 13 VJEC ,POR PAK E QUDITESHME ARMA E MBUSHUR NE PYLL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht