Ngjarje e rëndë në Greqi/ Nëna hedh në lumë foshnjën 11 muajshe dhe kalon natën e vitit të ri në hotel! Policia: Vuan nga probleme psikologjike

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Nëna hedh në lumë foshnjën 11 muajshe dhe kalon natën e vitit të ri në hotel! Policia: Vuan nga probleme psikologjike

Arrestimi i 29 vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Veria të Greqisë ku një foshnje 11 muajshe është gjetur e pajetë në digën e një rezervuari. Sipas mediave greke ka qenë e ëma e foshnjës e cila e ka hedhur fëmijën e saj. Më herët 29 vjeçarja së bashku me vajzën e saj 11 muajshe ishte larguar nga një fshat i Aleksandrisë ku jetonte me prindërit e saj.

Të nesërmen e vitit të ri, ajo u kthye në shtëpi pa foshnjën. Sipas informacioneve, e reja greke pasi braktisi foshnjën e saj, e kaloi natën në një hotel.

Policia arrestoi menjëherë të dyshuarën pas denoncimeve të kalimtarëve që kishin gjetur foshënjën e pajetë. Në dëshminë e saj, nëna 29 vjeçare mohoi çdo akuzë duke mos dhënë përgjigjie të sakta kur u pyet për fëmijën e saj. Por pas një presioni nga oficerët, ajo rrëfeu se foshnjën e saj e kishte hedhur në lumin Aliakmonas.

Sipas informacioneve, 29 vjeçarja vuante nga probleme psikologjike pasi ishte shtruar më parë në një klinikë psikiatrie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
Hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë, detaje tronditëse nga Greqia: 29 vjeçarja mori taksi dhe u largua drejt hotelit për të kaluar natën e Vitit të Ri

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Greqi ku një 29 vjeçare ka hedhur fëmijën e saj në lumë.

E reja ka marrë një taksi nga fshati ku jetonte, më pas ka braktisur foshnjën e saj 11 muajshe në lumë dhe ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në një hotel të Aleksandrisë.

Ekspertiza e kryer nga autoritetetet greke, ka zbuluar se foshnja është mbytur pasi u braktis nga e ëma e cila pas natës në ndërrimit të viteve u rikthye në banesën ku jetonte së bashku me prindërit e saj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 02/01/2023 15:58

    Mban maske ama, si ai idioti tjeter qe e shoqeron.

    Përgjigju
    • Andi: 02/01/2023 17:14

      Maskën e mbajnë që mos ti duket fytyra kur e fotografojnë. Vlen për të dy

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë