Tirane- Ngjarjet kriminale në vend ishte tema në ‘Studio Live’ në Report TV me ekspertët e sigurisë Shemsi Prençi dhe Fatjon Softa. Për Arbër Hitajn, Prençi u ndal edhe tek ngjarja e djeshme në Lezhë ku mbeti i plagosur Agron Puka në fshatin Rrilë. Prençi thotë se ndodhi përpara fëmijëve në oborrin e shkollës, ku siguria mungonte.
‘Edhe ngjarjet para dy vitesh në mbikalimin e Fushë-Krujës, të 4 viktimat ishin nga rajoni i Laçit. Po kështu në Milot. Ne Lezhë kemi patur përplasje mes dy fiseve me katër viktima. Dje ishte në oborrin e shkollës. Edhe pse propagandohet se shkollat janë të mbrojtura me policë, por nuk rezultoi e vërtetë se në prezencë të fëmijëve u bë atentat.
Ajo që më shqetëson është që në disa rajone të vendit, problemi është i mbartur politikisht. Personazhet drejtorë janë katapultuar, jo për meritë. Nuk dua ta besoj, rezultoi e vërtetë, Berisha para disa ditësh hodhi një material ku akuzohet drejtori i policisë Lezhës si pjesë e shtabit elektoral të PS-së në takime me grupe kriminale. Çka do të thotë që ngjarja e djeshme e provoi.’, thotë Prençi.
Prençi shton se në Lezhë krimi është i lidhur katërcipërsisht me politikën. Dhe kjo reflektohet edhe drejtorët e policisë atje.
‘Në zgjedhjet e 14 majit, dy ditë para ish-drejtori i Policisë i marrur politikisht u rrahën në grushta me kryetarin e komisariatit të Laçit. Një strategji jo të policimit të gjurmimit të autorëve. Në Lezhë nga korriku në shtator pasi u la dhe kultivua u asgjësuan 80 mijë rrënjë bimë narkotike, nga. Vegjetojnë në Lezhë që nuk e njohin policinë. Nuk njohin llojet e kriminalitetit. Në Lezhë e lidhur katërcipërisht krimi me politikën. Gjatë fushatës policia e Kurbinit dhe Lezhës në krah të shtabit të partisë shtet. Dhe nuk është punuar asnjë minutë për të luftuar krimin.’, shton Prençi.
Nga ana tjetër, Prençi tregon se në Lezhë dhe rajonin atje ka edhe poligonë të stërvitjes së killerave që në embrion. Një rajon i tillë është mjaft i kriminalizuar.
‘Të gjitha fshatrat kanë problematika, që nga trafiku i motorëve detarë, makinave, drogës, nëse ju kujtohet ‘Flakë në Det’. Ka poligone të stërvitjes së killerave që stërviten që në embrion. Nuk di pse Drejtoria e Përgjithshëm e ka lënë pas dore Lezhën. Ngjarjet kriminale që ka pasur Lezha nuk i ka pasur asnjë qark, as Tirana as Durrësi. Po kaq e kriminalizuar është edhe Mirdita.
Në Lezhë ka probleme me inertet. Rajoni i Kurbinit dhe Lezhës ka ndërtuar gjithë Tiranën me inerte e shtratit të lumit të Fanit. Lezha mesa duket nuk drejtohet nga drejtori i përgjithshëm i policisë. Është drejtim politik. Ka të bëjë me forcën e drejtuesit politik të PS. Në 1 vit kemi 10 atentate, duke filluar nga vrasja mes qytetit të Rrëshenit, në Milot, 3 vrasje në Fushë-Krujë. Saga e vrasjeve mes Nikulajve. 11 atentate 100% të pazbuluar.’, shprehet Prençi.
Eksperti Fatjon Softa thotë se Lezha është një prej vendeve ku përplasja politike ia ka lënë vendin përplasjes së grupeve kriminale.
‘Lezha në raport me popullësinë ka numrin më të madh të ngjarjeve. Të gjitha zonat e përplasjes së politikës i kanë lënë terren grupeve kriminale. Pozicioni i saj e ka favorizuar ekzistencën e kultivimit të lëndëve narkotike në 2016 kur filloi mbjellja masive. Zonë problematike Fushë-Kuqe, ku ka pasur edhe laboratorë droge. Kanë qenë zonat në të cilat janë zbuluar arsenal armësh. Janë zonat ku gjenden të djegura një pjesë e makinave që përdoren për atentate.’, thotë Softa.
Drejtuesi në Lezhë, shton Softa kanë qenë më afër pëlqimeve të politikës, jo prej meritokracisë.
‘Është një nyje e Tiranës me Shkodrën. Politika ka pasur edhe më parë ndërhyrje dhe drejtues kryesor kanë qenë më afër pëlqimeve të politikës sesa meriotokracia. Së fundmi kemi dhe një ekstradim të baronit të drogës. Aktiviteti i tij në këtë zonë. Ka qenë dhe subjekt i kontrolleve policore. Favorizimet e këtyre personave për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve me politikën.’, shton eksperti.
Softa zbulon se Gëzim Çela, i ekstraduar sot nga Kosova në Shqipëri, kërkohet edhe në Itali për lëndë narkotike, prostitucion.
‘Çela rezulton i dënuar edhe në Itali i kërkuar edhe atje për lëndë narkotike, prostitucion. Ka qenë punonjës i policisë. Nuk e di nivelin e aktivizimit. Ishte trafikimi i lëndëve narkotike të cilët vinin nga Turqia në vilën e tij ishte laboratori ku përgatiteshin dhe trafikoheshin në BE. Ka qenë në kërkim, u bë ekstradimi. Lëvizte me dokumenta fallco. Ashtu si të gjithë ata që strehohen në vende të tjera me letra fallco.’, u shpreh ai.