Ngjarjet e fundit kriminale me viktima 4 të rinj nga Kurbini dhe plagosjen e një tjetri, kanë nxitur reagimin e Shoqërisë Civile në këtë zonë. Aktivistët të mbështetur dhe nga qytetarë u mblodhën para prokurorisë dhe gjykatës e më pankarta dhe thirrje për më shumë siguri, marshuan në rrugët e qytetit të Laçit.

Protestuesit shprehën indinjatën e tyre ndaj institucioneve që sipas tyre janë bërë palë me krimin dhe nuk garantojnë siguri për qytetaret.

‘Jemi mbledhur për të shprehur indinjatën tonë ndaj këtyre institucioneve që heshtin. Vetëm brenda një jave disa familje në Kurbin varrosën djemtë e tyre.’- tha Elsa Sula aktiviste.

‘4 nëna varrosën djemtë e tyre, të cilat më shpejt i gjeti hasmi se shteti i tyre.’- tha Emarilda Leti aktiviste.

‘Ne po kërkojmë që punonjësit që marrin rrogat me taksat tona të mos bashkëpunojnë me krimin. Të mos i japin atij krimi, atë frymë që ti duket vetja i fortë,’ tha Elton Laska avokat.

Marshimi i aktivisteve dhe qytetareve zgjati për rreth 1 ore, ndërsa u përmbyll përball Komisariatit të Policisë Kurbin.

Në vetëm brenda pak ditë 4 të rinj të qarkut të Lezhës, u vranë nga dy atentate mafioze, të cilat janë ende pa autor. Atentati i parë me tre viktima ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ndërsa 6 ditë më vonë, u ekzekutua po në mënyrë mafioze Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa mbeti i plagosur Ylli Brahimi.