Ngjela: Amerika ia ka hapur letrat
Berishës si Ivanovit në Shkup

Avokat Spartak Ngjela në një reagim në Facebook për situatën politike në vend, shprehet se politika amerikane ia ka hapur letrat Berishës, njëlloj si Ivanovit në Shkup.
 
Ngjela shprehet se do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun me Saliun përpara.
 
 
Statusi i plotë i Spartak Ngjelës
Pyetja që ngrihet sot është kjo:
Çfarë do bëjë Sali Berisha tani pasi politika amerikane kuptohet se ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup?
Asgjë nuk mund të bëjë.
Do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun.
Dhe duhet të kenë kujdes, të mos shtyhen kush të hyjë i pari, por të hyjnë me radhë: pas Saliut, sigurisht.
Po për zgjedhjet?
Ai është akti i dytë i filmit, dhe jashtë interesit amerikan: i pari është vetingu.
Dhe logjika politike është kjo: nëse nuk votohet vetingu që tani, më mirë të mos jetë PD në zgjedhje, dhe sigurisht që nuk do të pranohet më nga KQZ se i ka humbur afatet.
Nëse votohet vetingu: zgjedhjet për Amerikën nuk kanë më rëndësi, se shumica e këtyre që po kacafyten me njëri-tjetrin nuk do të jenë më në politikë pas vitit 2017.
Kjo është situata aktuale.



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…