Ngjela: Basha në krizë elektorale, PD-ja e pashpresë pas dështimit të revoltave

Ngjela: Basha në krizë elektorale, PD-ja e pashpresë pas dështimit të revoltave

Lëvizja në vakum e Bashës, gjendja aktuale e pashpresë për PD-në pas dështimit të revoltave, dhe, pamundësia për të ndaluar reformën: kjo është situata e opozitës jashtëparlamentare.
Kurse gjendja politike e Shqipërisë, tani është solide, ndonëse që të gjithë politikanët e elitës, janë të trembur.

l.
Partia Demokratike me liderët e saj u hodh në një sulm antishtet për gjashtë muaj rresht, duke filluar që nga janari i këtij viti.
Por nuk arriti dot asgjë edhe pse, me kërkesën e saj antishtet, dorëzoi mandatet e deputetëve opozitarë: ajo nuk bëri dot as kryengritje, por nuk bllokoi dot as Parlamentin. Pse, këta mediokër do të mundnin politikën amerikane!! Ku e njohin trendin botëror këta individë që, nga mediokriteti që i karakterizon e kanë ditur shtetin shqiptar një plaçkë tregu!!

Po, përse e ndërmorën të gjithë këtë lëvizje kaq elektrike? Të gjitha këto i ndërmorën për të bllokuar Reformën në Drejtësi, se kjo reformë i rrezikon seriozisht liderët e saj.

Partia Demokratike filloi protestat e dhunshme që në muajin janar të këtij viti. Nga ngarkesa e protestuesve Berisha mendoi se duhej amplifikuar forca, dhe, dalja nga Parlamenti me dorëzimin e mandatit të deputetit, do ta rriste intensitetin goditës të protestuesve, deri në shkatërrimin institucional të Shqipërisë.

Ishin krejt naivë, por naiviteti i tyre vinte nga shqetësimi kundrejt Reformës. "Në jemi që jemi të shkatërruar, por, po të shkatërrojmë Shqipërinë, shpëtojmë shkatërrimin tonë" - kjo duket se ka qenë filozofia e Berishës dhe grupit të tij. Sepse boshllëku që do të krijonin në Parlament, menduan se do ta transformonte këtë në një i institucion pa fare formë.
Por, menjëherë ndërhyri me shumë sukses politika amerikane dhe e gjeti formulën: "do të vijnë në Parlament deputetët zëvendësues sipas ligjit", tha ajo. Dhe kështu ndodhi, dhe sigurisht nën influencën e saj. Por kjo, në historinë e trishtë të shtetit shqiptar do të quhet një "lëvizje elokuente", e cila e mbylli me sukses etapën e korrupsionit

ll.
Në çdo kohë rreziku për shoqërinë, gjithmonë dalin njërëz të kthjellët që e shpëtojnë këtë nga marrëzia e drejtuesve të korruptuar.
Kështu ndodhi edhe në Shqipëri: rreth 50 persona thuajse të panjohur, hynë si deputetë zëvendësues në Kuvendin e Shqipërisë, dhe kjo krijoi një bllok kombëtar të shpëtimit të Shqipërisë nga destabilizimi, por garantoi njëherësh edhe ecurinë e Reformës në Drejtësi.
Këta zëvendësues, të vendosur, tani kanë hyrë në histori si shpëtimtarë të Shqipërisë kundër një agresioni antikombëtar.

lll.
Por çfarë po kërkon të bëjë Basha tani? Esencilisht asgjë. Ndërkohë kuptohet se ai po kërkon të gënjejë përkrahësit e tij të zhgënjyer nga ajo që panë. Iu thotë që "zgjedhjet mu sikur kanë ardhur". Po mirë, po ç'janë këto zgjedhje me Ramën kryeministër!? Është tërhequr Basha nga kushti absolut që kishte vendosur?

Basha na ka thënë se nuk hyj në zgjedhje me Ramën. Kurse Komisioni i Venecias iu theksoi se "zgjedhjet nuk anullohen pse njëra nga partitë e mëdha nuk hyn në zgjedhje". Dhe përdori argumentin tonë: po të anullohen zgjedhjet një herë, nuk do të ketë zgjedhje më, sepse, herën tjetër, të njëjtën gjë e bën partia e dytë.

Për të gjitha këto, kuptohet se Basha është në krizë elektorale kundejt përkrahësve që e kanë ndjekur me shpresën e përmbysjes. Dështuan në një lëvizje prej budallai. Por ishin të shumtë ata që i besuan. Është pikërisht zhgënjimi i përkrahësve që i ka shtyrë të vijojnë gënjeshtrat. Gënjeshtra me më shumë afekt për përkrahësit e zhgënjyer është afrimi i zgjedhjeve të reja.

Kjo është lëvizja e tyre, por, pa asnjë mundësi në ardhje si politikë... dhe është akt që iu vjen më shumë nga dëshpërimi sesa nga srsyeja. Po pse e bëjnë? Mos ndoshta zgjedhjet e parakohëshme i do edhe Rama?
Po amerikanët që po drejtojnë Reformën në Drejtësi, a do ta lejonin një skemë të tillë. Jo. Është e pamundur, sepse zgjedhjet e parakohëshme bllokojnë Reformën në Drejtësi. Prandaj, gjithçka do të shkojë deri në fund, reforma nuk mund të bllokohet.
E pra, një e tillë është e gjithë lëvizja e re Basha: dëshpërim i ngritur në sistem, por në një sistem ireal...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu