Ngjela: Franca s'i bën dot asgjë Shqipërisë, i vogli Macron le të plasë nga marazi

Ngjela: Franca s'i bën dot asgjë Shqipërisë, i vogli Macron le të plasë nga marazi

Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë. Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar.

Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.

Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është e vërteta.
Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor... dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane.
Le të veprojë si të dojë i vogli Makron...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 18/10/2019 09:37

    Pertej ndjeshmerise se natyrshme qe na krijon qendrimi i Frances, te mos harrojme se eshte ne peseshen e KS te OKB-se me te drejte vetoje, eshte shtet me arsenal berthamor dhe nje nga dy shtetet me ekonomine me te zhvilluar ne Evrope. Dhe kur nje shtete me keto kapacitete nuk e kemi dashamires, eshte keq per ne. Po flasim per Francen, jo per Principaten e Monakos.

    Përgjigju
  • edi: 18/10/2019 01:23

    Drejte Z.Ngjela Idea juaj eshte primare Faleminderit

    Përgjigju
  • La veritas: 17/10/2019 22:59

    ..Makron..na doli Mikron...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU