Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas disa artikujve të botuara në Shqiptarja.com rreth pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ngjela deklaron se të gjithë qarqet drejtuese kanë përvetësuar 5 miliardë euro në 25 vjet qeverisje, dhe e konsideron këtë një turp.
“Çfarë pritet të ndodhë me korrupsionin e niveleve të larta të politikës? Këto qarqe drejtuese u treguan jo vetëm të papërgjegjshme në qeverisjet e tyre, por dhe krejt naivë dhe me intelekt të ulët atëherë kur e panë se forca ndërkombëtare i kapi duke iu gjetur dhe kalkuluar paratë që kanë marrë në 25 vjet qeverisje. Të gjithë bashkë kanë përvetësuar rreth 5 miliardë Euro. Sigurisht që ky është një turp historik”, shkruan Ngjela. Sipas tij, koha që korrupsionit i ka humbur forca ka ardhur.
“Korrupsioni është sigurisht një fenomen i përgjithshëm sot në Shqipëri. Por koha e solli që, ata që kanë dhënë paratë për të ndihmuar shqiptarët, duan të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre. Këta nuk janë shtete dosido, ata janë aleatët perëndimorë të Shqipërisë: këta e kanë provuar korrupsionin e politikës shqiptare, i kanë gjetur dhe i kanë kalkuluar sa para u janë grabitur shqiptarëve nga ata që duhej t'i qeverisnin, dhe tani do t'i detyrojnë t'i kthejnë.
Ky në fakt është një ekuacion shumë i thjeshtë për tu zgjidhur, se korrupsioni nuk ka më forcë, i ka bërë të gjitha llojet e përvetësimit, por, tani ka humbur luftën me ligjin, prandaj duhet të kthejë paratë”, shkruan ndër të tjera Ngjela. Avokati Ngjela, shton se historia e re e Shqipërisë do të nis nga shtatori e mbrapa dhe kjo si rrjedhojë e interesit politik ameriko-evropian të treguar për vendin. “Ky interes i madh politik amerikano-evropian për Shqipërinë nuk mund ta pranojë korrupsionin politik të injorancës shqiptare.
Dhe këtu fillon historia e re e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët që presin prosperitetin e vendit të tyre. Procesi ka filluar, paratë dhe pronat janë gjetur, organet e reja të Reformës kanë filluar funksionimin e tyre; kurse vjeshta jep rezultatet e para të goditjes”, përfundon statusi i Spartak Ngjelës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com