Ngjela: Ilir Meta si Enver Hoxha, po gjen armiq të jashtëm i trembur nga korrupsioni që ka bërë

Ngjela: Ilir Meta si Enver Hoxha, po gjen armiq të jashtëm i trembur nga korrupsioni që ka bërë

Ilir Meta dhe Enver Hoxha

Bashkimi Europian dha 42 milionë euro për reformën në drejtësi.

Gjermania i ka vënë Ramës shtatë kushte, të gjitha për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Shqipëria ka 100 vjet padrejtësi dhe vjedhje nga pushtetarët që kanë urryer dhe urrejnë shqiptarët, kurse shqiptarët po presin me ankth vendosjen drejtësisë së munguar në vendin e tyre.

Në të njëjtën kohë politika amerikane po kërkon me ngulm fillimin e reformës dhe arrestimin e të korruptuarve të mëdhenj.

Të korruptuarit janë trembur dhe janë të bashkuar kundër reformës.

Presidenti i korruptuar shqiptar po shkon drejt shkarkimit, dhe sigurisht që, nga ndërkombëtarët, shkarkimi i Ilir Metës konceptohet si fillimi i procesit goditës antikorrupsion në Shqipër, kurse, vetë Meta deklaron se “ndërkombëtarët duan të shkatërrojnë Shqipërinë”.

Po cilët janë këta ndërkombëtarë? Amerikanët dhe gjermanët janë, por Meta ka frikë t’i përmendë.

Por shqiptarët pyesin: amerikanët dhe gjermanët duan të shkatërrojnë Shqipërinë, apo duan të shkatërrojnë korrupsionin shtetëror shqiptar?

Në fakt, tani, të gjithë e dinë se gjithçka është ngritur kundër korrupsionit të lartë shtetëror.

Ja kjo është çështja. Por këtu na duhet të shtjellojmë edhe faktin se përse Meta shkatërrimin e korrupsionit shtetëror shqiptar e quan si shkatërrim të Shqipërisë?

Në fakt, kështu ka ndodhur me të gjithë abuzuesit e shtetit shqiptar, kur këta janë ndodhur përballë ndëshkimit për abuzim me pushtetin. Të gjithë bëjnë sikur “merakosen” për fatin e Shqipërisë.

Pse, a nuk i u tha Enver Hoxha shqiptarëve se Hrushovi kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, kur ky i tha Hoxhës se ” ti Enver Hoxha duhet të largohesh nga pushteti se ke bërë krime të karakterit stalinian”?

Po pse, a nuk na tha Ramiz Alia në vitin 1990 se “amerikanët po duan të marrin pushtetin për të shpërbërë Shqipërinë”?

Dhe, në fund: A nuk e kanë dërmuar tërësisht Shqipërinë këta vjedhës abuzues që tani, me lotë krokodili, po qajnë për varfërinë e shqiptarëve, autorë të së cilës janë pikërisht këta të korruptuar të lartë që kanë 30 vjet që abuzojnë me pushtetin politik në Shqipëri?

E pra, kjo është esenca e kohës sonë në pragun e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë, që realisht është abuzues barbar me pushtetin shtetëror në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 06/10/2019 23:59

    IK O ILIR JEPE DOREHEQJEN,,,VENECIA FOLI,,KE SHKELUR KUSHTETUTEN,KE VJEDHUR,,LEKET E POPULLIT HORR,,,,MOS NA U NGJIT SI MUTI NE KEPUCE...

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 05/10/2019 19:40

    Dy luan' ka sot bota Nje Azia e nje Europa... Ndryshe kendon Mona: Luani Venecies eshte copa copa! Ruajeni mos na shkon tek gropa...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT