Avokati Spartak Ngjela ka ironizuar së fundi zhvillimet e situatës politike në vend, duke komentuar vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve.

Përmes një postimi Avokati Spartak Ngjela, ka ironizuar ish-deputetët e opozitës për heqjen dorë nga mandatet e deputetëve duke u shprehur se mirë që dorëzuan mandatet po ndonjë pasuri nuk kishin për të dorëzuar?

‘Po mire ore vetem mandatet dorezuat ju? Po ndonje pasuri qe keni me shumice nuk do ta dorezoni? Kujt i duhen kartonat bosh?’, shkruhet në statusin e shpërndarë nga Ngjela.

Ndërkohë të enjten deputetët e Partisë demokratike  dhe Lëvizjes socialiste për Integrim  e zhvendosën protestën drejt Kuvendit, ku dorëzuan mandatet e tyre .