Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE më 28 qershor është një gjë e sigurt. Ngjela sqaron në ‘Facebook’ dhe arsyen politike që garanton hapjen e negociatave, që sipas tij, është te politika aktuale amerikane për Ballkanin Perëndimor.
Sipas avokatit, vota e vendeve të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër SHBA, duke shtuar që kjo votë do të jetë pro Amerikës.
Postimi i Spartak Ngjelës:
Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 28 qershor, është një gjë e sigurt. Cila është arsyeja politike që e garanton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian?
Kurrë nuk duhet menduar se garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian do të votojnë për Shqipërinë më 28 qershor, do të gjendet në situatën e brendshme të Shqipërisë. Në këtë rast kjo nuk ka lidhje fare me këtë situatë.
Garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian në mënyrë unanime do të votojnë më 28 qershor për çeljen e negociatave me Shqipërinë, është te politika aktuale amerikane për Ballkanin Perëndimor, prandaj vota e tyre, politikisht, nuk do të hidhet pro apo kundër Shqipërisë.
Kështu siç ka ardhur situata, vota e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër Shteteve të Bashkuara Amerikës.
Domethënë është e kuptueshme që do të jetë pro, sepse, natyrshëm, që të gjitha vendet e BE-së do të jenë pro Amerikës. Gjithçka është e sigurt, prandaj korrupsioni i lartë në Tiranë kot e ka që çirret dhe kot e ka që shpreson te vota kundër.
Komente












Duket qe ed Rama I PASKA hedhur nje KOCKE avukatit qe te lepiet deri me 28 qershor
PërgjigjuKy Faiku PO na nxjerr NGA Qejfi fikun. AQ TE SHIJSHME JANE KETO SALLATAT E FA-dhe-IK-T SA DARDHAT ME BISHT TE RAMES I SHET $1KOKRREN .DHE NGJELA E PAGUAN FAIKIKUN PER KETO KOMENTE ME KRIPOREN E ILIR METES .FUTU NE EUROPE QE TE PAGUASH TAXA TE REJA PE R EMIGRANTET .
PërgjigjuEshte shumë e veshtirë të dalësh nga burgu dhe mendjen ta kesh të shëndoshë..
PërgjigjuO zoti avukat tani lindi interesi Amerikan per Shqiperin per te qene pjese e Europes se kur ishte partija jote ne pushtet nuk kishte interes ! Jo zoti avukat eshte dhe puna plot sakrica e qeveris ne realizimin e shum reformave sidomos ne reformen ne drejtesi qe instalove ti persanolisht me torin e kursit gjasht mujor tek plepat ne Durres zoti avukat.prandaj me me realitet
PërgjigjuRROFSH TAKU ! Je Fenomen si përherë Avokat ! Mos u ndal TAKU , Çirrua MASKËN HAJDUTËVE BASTARDË të POLITIKËS! BJERU TAKU , sepse vetëm kështu Luftohet KORRUPSIONI .
Përgjigju