Ngjela:Qeveria e besimit bllof,po
rezistoi Rama, Saliu falimenton

A do ta ketë Rama këto ditë aftësinë kryeministrore për të këputur frerin e kalit të harbuar të korrupsionit shqiptar?
 
Kjo është çeshtja e sotme ku është përqëndruar e gjithë e ardhmja e këtij vendi. Korrupsioni dhe krimi shtetëror Meta-Berisha është në fundin e tij, por kjo do të varet nga qëndresa intekektive dhe qartësia në akt e kryeminsitrit shqiptar.
 
Qeveria e besimit e Metës është një bllof, që do gëzojë Sali ziun dy ditë. Tani Saliu ka rënë brenda me politikën e tij me frikë nga Reforma.
 
Dy janë pyetjet që kanë kyçur këtë ngjarje:
A do të hyjë Saliu në zgjedhje me partinë e tij?
A do të shkojë Meta nga Saliu që me numrin e tyre në Parlament të bllokëjnë Reformën në Drejtësi?
 
Saliu nuk ka si hyn më në zgjedhje nëse Rama nuk pranon asnjë nga kërkesat e tij absurde, dhe nuk i pranon asnjë nga propozimet gjithë frikë që Saliu do t'i bëjë këto ditë, duke filluar që sot.
 
Mospjesmarrja në zgjedhje e Saliut dhe taborit të tij të përçmuar nga shqiptarët; do të jetë falimenti përfundimtar i korrupsionit shqiptar. Një sukses i madh historik, sidomos për çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
 
Tani, nëse Rama reziston, Saliu edhe po të hyjë në zgjedhje, pas gjithë kësaj zhurme, është njëlloj i falimentuar sikur të mos hynte në zgjedhje.
 
Po Meta?
Nëse Meta shkon te Saliu me gjithe të bindurit e tij deputetë, do jetë sërisht një fitore shumë e madhe për antikorrupsionin dhe problemin shqiptar, por edhe për aleancën shqiptaro-amerikane në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
 
Nëse Meta shkon te Saliu dhe Partia Socialiste nuk pranon të ndryshojë datën e zgjedhjeve; atëherë Rama dhe Partia Socialiste e ka prerë përfundimisht frerin e kalit të tërbuar të korrupdionit shqiptar Meta - Berisha.
 
Kali pa fre, do shkojë pa dyshim drejt humnerës.
Po nuk pranon Partia Socialiste nuk ka mundësi që të shtyhen zgjedhjet.
Po me Metën, a formon dot Saliu qeverinë para zgjedhore?
 
Nëse e formon nuk bën dot asgjë, se manipulimin me kartat e identitetit, Saliut ia ka bllokuar qeveria Rama.
 
Po a i ka numrat Berisha, Meta? Edhe mund t'i ketë, por konstitucionalisht nuk bën dot asgjë, sepse gjendja është tanimë jo parazgjedhore, por zgjedhore, pas tre ditësh.
A do të rregjistrihet PD në komisionin Qëndror?
 
Po rezistoi intelektualisht dhe me akt Rama; ajo nuk do të regjistrohet; dhe kjo do të jetë fitorja historike antikorrupsion dhe anti - tirani, sepse likuidohet pa fare zhurme Berisha e pas tij edhe Meta....



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë