Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua komedia “ SexTerapi ne kryqytet”, ku të ardhurat e kësaj shfaqje do të shkojnë për fëmijët në nevojë. Shfaqja e mbushur me skena humori, u mirëprit me të qeshura dhe duartrokitje nga publiku, i pranishëm në teatrin eksperimantal.
Regjizori i shfaqjes është Herion Mustafaraj,ifiksuar në kujtesën e publikut shqiptare me rolin e tij ne filmin “Beni ecën vet”. I ftuar në studion e Rreze Diellit të Report TV, Herjon Mustafaraj tha se kjo shfaq ka si qëllim që edhe fëmijet në nevojë të festojnë vitin e ri, të ndiejnë aromen e festave.
Ai ka shpjeguar edhe mesazhin që përcillet nëpërmejt kësaj komedia, është të dhurohet sa më shumë dashur mes njeri tjetrit, dhe nëse një raport çalon , behet terapi për të ushqyer marrëdhënien.
Kjo gjë është shumë e rendesishme, pasi aty ku ka marrëdhënie të shëndoshë, ka familje të shëndoshë, dhe më pak fëmijë të braktisur, me pak jetima.
Komedia bënë fjalë për një çift emigrantësh shqiptar të Amerikës, të ardhur me pushime në Shqipëri, që papritur e gjejnë veten duke u përzier me ato hallet që donin t`i harronin.
Zgjidhja ka vetëm një emër: seksologu i famshëm Dr. Babole. Komedia u ngjit ne skenë, nga regjizori Heron Mustafaraj, nga skenografi të Bledar Gercaliut dhe me muzikë të Fabian Asllanit, ndërsa aktorët kryesorë që luajtën në shfaqe ishin Markela Dede, Endrin Ajdini, Herion Mustafaraj, Genc Lleshi, Arian Kondi.
[gallery]20346[/gallery]
Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO