‘Ngjyrat dhe trajtat’, artistja nga Prishtina Adriana Nimani ekspozitë në Berat kushtuar luftës në Ukrainë dhe pandemisë Covid

69 punime në pikturë kompozuar në vaj, akuarel dhe grafikë digjitale kanë ardhur së fundi në një ekspozitë nën emrin “Ngjyrat dhe trajtat” në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat.

Dedikuar luftës në Ukrainë dhe pamdemisë së Covid 19, pas ndalesës në Tiranë, piktorja nga Prishtina, Adriana Nimani Kutllovci zgjodhi të sjellë ekspozitën për artdashësit beratas.

'Gjithsej janë 69 piktura, ekspozita ka 5 disiplina, vizatimet, pikturat digjitale, pikturat në pëlhurë dhe telajo dhe grafika digjitale'-  u shpreh Adriana Nimani Kutllovci, piktore nga Prishtina.

Abstraksioni, ngjyrat dhe ekspresioni manifestohen fuqimisht në krijimet e Adrianës, por artistja thotë që veç lidhjes shpirtërore me artin pamor frymëzimin e gjen në përditshmërinë e jetës.

'Është një ekspozitë që i dedikohet përkrahjes së Ukrainës. Të gjitha janë të lidhura shpirtërisht me me mua. Janë punuar në këto 3 vitet e fundit gjatë periudhës së pandemisë dhe shpresoj t’i pëlqejë publikut në Berat'- tha Adriana Nimani Kutllovci, piktore nga Prishtina.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve “Edward Lear” deri në 13 maj  për ta vazhduar rrugëtimin e saj në Vlorë.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës