Ngjyrat tendencë për thonjtë
në këtë sezon

Shkëlqimi i ngjyrave neon vazhdon të jetë në modë, sidomos nëse përmban nuancat e të verdhës.

Tendencë e këtij sezoni është përgjithësisht ngjyra e kuqe. Gjithmonë e shtruar bukur në thonj të kuruar e të shkurtër, që duhet të jenë "set" me thonjtë e këmbës, por gjithashtu edhe nuancat si: bezha, nude, rozë, etj.
 
Për verën ngjyrat bëhen më të gjalla, tendencat e thonjve janë me dekorime plot fantazi. Ngjyrat tendencë për 2014 përsa i përket Dior dhe Chanel Vernis, janë ngjyrat e ëmbla, pastel te nuancës rozë dhe bojëqielli.

nails

Por, propozimet nuk mbarojnë këtu, në fakt nuk duhet të harroni dhe ngjyrën e vitit Radian Orchid, një ngjyrë vjollcë e cila konfirmohet perfekte për sezonin, veçanërisht nëse synohet për një aplikim në të gjithë thoin.

Vera na lejon të guxojmë me thonjtë. Nëse jeni të zonjat mos nguroni të realizoni dekore në thonj. Lulet, pikat dhe vijat janë më shumë të aplikuara në pranverë krahas figurave gjeometrike.

Nëse thjeshtësia dhe cilësia e veshjeve është e një standardi të lartë, ku nuk mungojnë aksesorët, atëherë shohim një tendencë të thonjve të shkurtër, të kuruar me xhel të ngjyrave natyrale.

Nëse kjo tendencë e tejkalon thjeshtësinë e saj në ekstravagancë, atëherë kalojmë në thonj të gjatë me majë. Ngjyrat fosfor përqëndrohen bukur, pa patur nevojë për zbukurime të tepërta. Këtu vëmë re, se shumë personazhe në botë, ndahen midis tyre.

nails
(Foto: Ngjyra Radian Orchid, tendencë e këtij sezoni)


Ekstravaganca tek Rihanna, Rita Ora, Beyonce, Lady Gaga, etj., e demonstron më së miri këtë risi, me thonj të gjatë e shumëngjyrësh, që ndiqen me fanatizëm nga vajza të reja.

Por kemi dhe kategorinë tjetër të vajzave dhe zonjave elegante, të cilat kërkojnë thonj të kuruar me ngjyra natyrale dhe aksesorë finë.

Shumë të kërkuar në këtë stinë janë edhe aksesorët në forma të ndryshme, si fjongot apo gurët e kristalit që duhen dizejnuar dhe vendosur në përshtatje me stilin e personit.
 
nails

Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve këngëtaret  në Grammy u paraqitën me thonjë sa më natyral. Duket se tendencat e thonjve për këtë vit janë thonjtë natyral të lyera me ngjyra natyrale.

Katy Perry i kishte dizenjuar thonjtë e saj si një foshnje me ngjyrë pink të lehtë. Ndërsa këngëtarja Kacey Musgraves e cila kishte veshur një fustan të Armanit i kishte dizanjuar thonjtë e saj me një ngjyrë lejla të lehtë dhe me një grimcë ngjyrë ari klasike.

Figurat e Rita Ora –ës në thonjtë e saj të ndryshme nga njëri gisht në tjetrin përbënin një kontrast me fustanin e saj të sostifikuar Lanvin.

nails

Këngëtaret e tjera që u paraqitën në tapetin e kuq të Grammy Aëards ishin Paris Hilton me thonjë të lyer me xixa ari, Colbie Caillat me thonjë të bardhë duke bërë një kontrast me fustanin e saj ngjyrë të kuq, Miranda Lambert me thonjtë e saj ngjyrë ari të kombinuara me fustanin e saj të kuq dhe Anna Kendrick me thonjtë e saj në lejla të lehtë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën