Ngordh rinoceronti i fundit i llojit të bardhë

Ngordh rinoceronti i fundit i llojit të bardhë

Rinoceronti mashkull i llojit të bardhë, i fundit që ekzistonte ka ngordhur. Prej muajsh riconeronti 45 vjeçar ishte i sëmurë. Banesa e tij ishte në Ol Pejeta në Kenia.

Shpresa për rizhvillimin e racës së bardhë të rinocerontëve shihet në zhvillimin e teknikave të fekondimit in vitro.

"Ngordhja e tij është një simbol mizor i shpërfilljes njerëzore për natyrën, jemi pikëlluar të gjithë ne që e njihnim atë", tha Jan Stejskal, një zyrtar në kopshtin zoologjik Dvur Kralove në Republikën Çeke, i cili kishte jetuar në Sudan deri në vitin 2009.

Pas ngordhjes së llojit të bardhë të rinnocerontit, ai la pas vetëm 2 femra, përkatësisht vajzën dhe mbesën e tij.

Pse ky lloj rinoceronti është kaq i rrallë?

Riconerontët - prej të cilave ekzistojnë pesë lloje - janë gjitari i dytë më i madh në tokë pas elefantëve. Rinocerontët e bardhë përbëhen nga dy nën-lloje: Rinocerontët jugorë të bardhë dhe Rinocerontët veriorë të bardhë, shumë të rrallë dhe të rrezikuar në mënyrë kritike.

Rinoceronti i ngordhur ishte i fundit i mbijetuar i varietetit të rrallë, pas ngordhjes së mashkullit të dytë të fundit në vitin 2014.
Gjatë viteve 1970-1980 u nxit gjuetia ndaj rinocerontëve pasi ishte rritur kërkesa për brinjën e tyre për përdorim në mjekësinë tradicionale kineze.

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj