TIRANE- Ulja e temperaturave në disa grade nën zero ka bërë që të shfaqen ngricat nëpër rrugë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Qytetet më problematike paraqiten ato të Korçës dhe në veri lindje të vendit. Në Elbasan ka rrëshkitje të dherave.

KORCE

Reshjet intesive të borës kanë vijuar në të gjithë rajonin e Korcës edhe gjatë mbrëmjes së djeshme,kryesisht në lartësinë mbi 1100 m.
Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencave Civile në qytetin juglindor problem ka patur në orët e para të mëngjesit pika doganore e Kapshticës,ku trashësia e borës ka arritur deri në 20 cm, pika doganore e Qaf –Thanës si dhe Qafa e Qarrit. Reshje intensive janë regjistruar dhe në dy pikat turistike, Dardhë dhe Voskopojë. Nga Shtabi i Emergjencave Civile bëhet e ditur se në këto akse rrugore këshillohet qarkullimi me zinxhirë, për shkak të reshjeve, por në disa pjesë dhe të prezencës së akullit. Reshje bore janë regjistruar dhe në rrethin e Devollit. Sipas drejtorit të rrugëve rurale, Nevjon Kodrasi në zonat e Devollit trashësia e borës ka arritur 10-15 m. Nga Kodrasi konfirmohet se rrugët rurale janë të gjitha të kalueshme, informon korrespondentja jonë në Korçë Dafina Ismaili.

SHKODER, PUKE

Në veri-lindje të vendit reshjet e borës vijojnë për të tretën ditë. ditë rënia e reshjeve të dëborës duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore, kryesisht ato rurale. Bora e orëve të fundit shoqëruar edhe me reshje shiu në zonat malore ka krijuar probleme në disa akse rrugore, kryesisht në zonat e thella, informon korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli.
Në Pukë ka prezencë të akullit, ndërsa temperaturat kanë arritur në disa gradë minus. Për të shmangur aksidentet, policia rrugore këshillon drejtuesit të përdorin zinxhirët. Më problematike paraqitet situata në rrethin e Pukës, ku në zonat e thella, trashësia e borës ka kaluar të 35 cm, ndërsa temperaturat gjatë natës kanë zbritur në më shumë se minus 6 gradë.
Reshje debore ka patur edhe në rrethin e Malësisë së Shkodrës. Rruga Pukë-Qafë Shllak-Qafë e Malit ka një trashësi dëbore deri në 20 centimetra, rruga Gjegjan-Fushë Arrëz 30 centimetra dhe Selcë-Vermosh-Malësi e Madhe 40 centimetra. Rënia e reshjeve te shiut gjatë ditës së merkure ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës pasi ka shkrirë akullin në disa akse nacionale megjithate efektivët e policisë rrugore këshillojnë që drejtuesit e mjeteve që lëvizin drejt rrethit të Pukës duhet të jenë të pajisur me zinxhirë pasi në orët e pasdites mund të ketë ngrica gjë që mund të shkaktojnë probleme për drejtuesit e automjteve.

TROPOJË
Reshjet e dendura të shiut e dëborës që kanë përfshirë zonën e Lekbibajt në rrethin e Tropojës kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut e gurëve mbi trasenë e rrugës, që lidh fshatin me pjesën tjetër të vendit. Deri tani izolimi nuk është bërë i mundur si rrjedhojë e punës së 2 fadromave të komunës, por situata në orët në vazhdim mund të përkeqësohet si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut. Ndërkohë, në zonën e lartë të kësaj komune vazhdojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës. Trashësia e saj ka arritur në mbi 50 centimetra dhe nëse reshjet vazhdojnë disa prej fshatrave të komunës izolohen krejtësisht. Deri tani nuk janë shfaqur shqetësime të tjera për banorët e kësaj zone të thellë, ndërsa po punohet për mbajtjen hapur të aksit rrugor, që lidh komunën me pjesën tjetër të vendit, si dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore që lidhin fshatrat e largët me qendrën e komunës, që rrezikohen të mbyllen nga dëbora.

ELBASAN

Në qarkun e Elbasanit, korrespondenti ynë Andi Qosja informon se paradite kishte pasur rrëshqitje rrugës në Gracen, zonë e aksit Tiranë- Elbasan. Kjo ka vështirësuar lëvizjen e cila bëhet në një segment. Edhe në Peqin në disa komuna ka pasur rrëshkitje dherash.

Moti me reshje të dendura ka veshtiresuar qarkullimin në rrugën naciolanale.Probleme në tre segmente rrugore në aksin Peqin -Elbasan, në vendin e quajtur Tyneli i Paprit ne kasin Elbasan- Librazhd tek vendi i quajtur, Kthesat e Murrashit ku ka rrezikshmeri nga rënia e gurëve mbi trase nga shpatet e kodrave. Ky segment është pikë shumë e rëndësishme që lidhet direkt me doganen e Qafë Thanës duke e vështiresuar qarkullimin në maksimum për mjetet e trasportit të rëndë siç janë maunet, trailat etj.
Po kështu edhe ne aksin nacional Elbasan-Tirane në fshatin e quajtur Gracen ka pasur bllokim të pjesshëm të njerit segment te rruges, i cila ka vazhduar te jetë i bllokuar gjatë gjithë orëve të para të mëngjesit të sotëm deri në momentin kur punëtoret e mirëmbajtjes së rrugëve kanë bëre te mundur ta lirojne nga guret e rena ne asfalt. Policia kèrkon ndihmèn e firmave private pèr pastrimin e segmenteve që janë të mbuluara pjesërisht me inerte dhe me dhera. Situata e rënduar për shkak se nuk është zhvilluar tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare.

(Redaksia online)
(sg/eç/shqiptarja.com)