TIRANE - Ngrihet Task-Forca e përbashkët e një bashkëpunimi bilateral Shqipëri-Itali në kuadër të shkëmbimit të informacioneve në luftën kundër terrorizmit. Kjo u bë e ditur nga vetë Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij shqiptar Saimir Tahiri në kuadër të vizitës së tij në Tiranë.
Ministri i Brendshëm italian theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, në grupet e përbashkëta evropiane kundër terrorizmit, për të bërë të mundur siç nënvizoi ai që të thahet deti i heshtjes dhe injorancës ku notojnë terroristët.
Për këtë arsye, Alfano u shpreh se tashmë është rënë dakord mes dy qeverive për ngritjen e grupit të përbashkët hetimor Shqipëri-Itali për të shkëmbyer informacione në lidhje me dyshime të mundshme të rrjeteve të rekrutimit të luftëtarëve të huaj që shkojnë në Siri dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
Por në këtë grup të përbashkët hetimor, siç u shpreh Alfano janë të ftuara të marrin pjesë edhe vendet e tjera të rajonit, për të adresuar në mënyrë konkrete problematikën që përbën sot terrorizmi në shkallë globale. Fjala e Ministrit të Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano
"Kemi bashkërenduar me Tahirin për të krijuar skuadrën tonë të përbashkët, ose Task-Forcën për të shkëmbyer informacionin, në mënyrë që të dimë gjithçka në lidhje me terrorizimin, dhe terroristët. Ky është një bashkëpunim dypalësh ku edhe vende të tjera janë të ftuara të bëhen pjesë, por ne nisemi nga ky bashkëpunim dypalësh, dhe sigurisht kjo Task-Forcë do të bëjë që të thahet ai det i injorancës dhe heshtjes mbi të cilën lundron terrorizmi. Dhe ne këtë det do ta thyejmë përmes shkëmbimit të informacionit në kohë reale." theksoi Ministri i Brendshëm italian
Në këtë mënyrë Italia ka nisur hapat konkretë për realizimin e një qendre inteligjente që përfshin vendet e Europës. Pak ditë më parë, kryeministri italian Matteo Renzi, pas ngjarjeve në Paris u shpreh se në Europë është e domosdoshme ngritja e një qendre inteligjente për të hetuar dhe shkëmbyer informacion lidhur me raste dhe akte të mundshme terroriste.

Foto të tjera
Alfano: Shqipëria partner strategjik, do marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit
Më tej në fjalën e tij Ministri Alfano, teksa e cilësoi Shqipërinë si një partner strategjik në luftën kundër terrorizmit, nënvizoi se në mbledhjen e ardhshmë të Këshillit të Sigurimit do t’i propozojë Presidencës letoneze të BE-së që të ftohen edhe Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, për të bërë të mundur që të gjithë vendet e Europës të koordinojnë veprimet e tyre, kundër terrorizmit.
Sipas Alfanos, Europa duhet ta shohë Shqipërinë si një partner strategjik, pasi nga ana e tyre terroristët e shohin rajonin e Ballkanit si një pjesë e botës ku mund të rekrutojnë luftëtarë.
Jo vetëm kaq por Alfano u shpreh se nga ana e tij, do të propozojë edhe përfshirjen e Shqipërisë në grupet e përbashkëta kundër terrorizmit.
“Jam këtu për të punuar së bashku me qeverinë shqiptare kundër luftës ndaj terrorizmit,kryesisht me natyrë fetare, për të parandaluar luftëtarët e huaj në pjesëmarrjen e këtyre luftërave që nuk janë tonat. Të dielën isha në Paris në marshimin e unitetit, dhe këtu jam për të theksuar synimin tonë për të bashkëpunuar në luftën ndaj terrorizmit dhe për të theksuar se Shqipëria është një partner strategjik kundër terrorizmit, dhe është një partner që jo vetëm duhet të njihet nga Europa por duhet të përfshihet në këtë luftë të përbashkët. Kjo pjesë e botës, është një zonë që mund të cilësohet nga luftëtarët e huaj, nga terroristët si një pjesë që mund ta përshkojnë për tu përfshirë në këto luftëra terroriste. Kjo është një zonë që mund të konsiderohet si një strehë për luftëtarët që mund të shkojnë më pas në Siri, dhe prandaj Europa duhet ta shohë Ballkanin si një partner strategjik, në mënyrë që ne të luftojmë së bashku dhe të forcojmë bashkëpunimin tonë kundër terrorizmit. Duhet të bëjmë një hap përpara në këtë bashkëpunim, dhe unë do t’i propozoj Presidencës letoneze të Bashkimin Evropian për të ftuar qeverinë shqiptare dhe Ballkanin Perëndimor. në mbledhjen e ardhshme të çështjes së sigurisë. Do t’i propozoj skuadrave shumëkombëshe, që në këto skuadra të përfshihen edhe përfaqësues të Shqipërisë.” u shpreh Alfano

Foto të tjera
Alfano: Gati të ndihmojmë Shqipërinë kundër rrjeteve të internetit të terroristëve
Ministri italian tha se qeveria e vendit të tij është e gatshme të ndryshojë kuadrin ligjor si dhe të ofrojë ndihmesën e saj për vendin tonë, për të evidentuar dhe luftuar edhe rrjetet e internetit ku operojnë grupet terroristë që çojnë më pas në rekrutimin e luftëtarëve.
“Në Itali jemi të gatshëm të ndryshojmë kuadrin ligjor në kuadër të luftës ndaj terrorizmit, dhe jemi të gatshëm përmes autoriteteve publike të hyjmë në rrjetet e internetit që shërbejnë për të rekrutuar luftëtarë, dhe ne në këtë pikë jemi të gatshëm për të përkrahur Shqipërinë kundër këtyre fenomeneve dhe këtyre rrjeteve të internetit që përdoren nga terroristët. Falënderoj Tahirin dhe kam besim se nga kjo ditë edhe Europa do të marrë një sinjal domethënës.” tha Alfano
Alfano: Italia nuk ka kërcënim, por kjo nuk na bën të jemi të qetë
I pyetur nëse Italia ka informacione lidhur me ndonjë kërcënim të mundshëm terrorist, Alfano u shpreh se deri më tani nuk ka ndonjë kërcënim serioz, por se kjo nuk e bën shtetin italian të rrijë i qetë. Kjo sipas Alfanos ka bërë që siguria të rritet së fundmi duke parë edhe ngjarjet e fundit që ndodhen javën e kaluar në Paris.
Ne nuk kemi kërcënim serioz dhe as një sinjal për një organizim të mundshëm, por kjo nuk na bën të ndihemi të qetë. Sigurisht edhe niveli ynë është shumë i lartë sa i përket gadishmërisë. Prandaj kemi marrë masa kundër terrorizmit, dhe sigurisht më efikase se më përpara.
Tahiri: Lufta ndaj terrorizmit, prioritet i përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë
Nga ana e tij, edhe Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri theksoi rëndësinë e ngritjes së grupit të përbashkët hetimor me Italinë, e cila siç u shpreh ai vjen në kuadër të bashkëpuinimit të vazhdueshëm me shtetitn italian, në luftën kundër çdo lloj forme të paligjshmërisë.
Në fjalën e tij, Tahiri u shpreh se ka ndarë me homologun Alfano opinione të përbashkët sa i përket çështjes së terrorizmit, e cila siç tha ai, është një prioritet i përbashkët i të dyja vendeve. Fjala e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri
“Pata kënaqësinë për të takuar kolegun dhe mikun Alfano me të cilin bashkëndajmë prioritetet në kuadër të prioriteteve rajonale, veçanërisht kundër terrorizmit. E falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e dhënë për policinë e shtetit. Vetë Alfano për të adresuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë kundër informalitetit. Rasti më i fundit ishte kultivimi i lëndëve narkotike ku një rol të posaçëm dha MB e Italisë. E falënderova për të gjithë ndihmën që ka dhënë qeveria italiane asaj shqiptare për integrimin evropian. Sot adresuam një çështje që është në rendin e parë, domosdoshmërinë për koordinimin konkret të veprimeve tona, në kuadër të luftës ndaj terrorizmit. Pas ngjarjes në Paris shpresoj ta kenë sjellë në vëmendje dhe prioritet absolut çështjen e bashkëpunimin dypalësh, dhe rajonit e BE për të adresuar në mënyrë efektive e të qëndrueshme duke nisur nga shkëmbimi i informacionit dhe veprime konkrete të përbashkëta. Në këtë pikëpamje Shqipëria ka një axhendë të përbashkët, jo vetëm për shqiptarët që shkojnë për të luftuar një luftë që nuk është e jona. Siç e dini ka ndryshuar kuadri ligjor për të parandaluar çdo formë të shfaqjes së terrorizmit. Ndamë opinione të përbashkëta lidhur me domosdoshmërinë për të forcuar kapacitetin e përbashkët për të luftuar terrorizmin, deri në ndërtimin e ekipeve të përbashkët kundër këtij fenomeni që është një prioritet i përbashkët. Ashtu siç ramë dakord për të zhvilluar të gjitha format e terrorizmit, deri tek rrjetet e organizimit të atyre që çojnë luftëtarët jashtë vendit. Shqipëria ka një qendër kundër terrorizmit, që është me e madhja në Ballkan. Italia do të na japë ndihmë në nivel të forcimit të kapaciteteve dhe njohurive, siç shpresojmë që kjo njësi të luajë rol në përpjekjen në luftën kundër terrorizmit.” tha Ministri Tahiri

Foto të tjera
Tahiri: Kosova të bëhet pjesë e grupit hetimor, ka sinjale për grupe terroriste
Sa i përket grupit të posaçëm hetimor me Italinë, Tahiri ftoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovën që të bëhen pjesë, pasi ka sinjale të rëndësishme për rrjete të rekrutimit të luftëtarëve të huaj që shkojnë dhe luftojnë në vendet e Lindjes së Mesme.
“Ky takim është normal pune mes nesh me iniciative konkrete për të adresuar probleme konkrete. E para për të adresuar në nivel politik çështjen e terrorizmit, në tryezën ku kolegët e BE diskutojnë çështjen e terrorizmit, pra që këtu nis propozimi i parë për të përfshirë në mbledhjen e ardhshme të KE edhe MB të vendeve të rajonit. E dyta për të përfshirë Shqipërinë në grupet e përbashkëta të hetimit, që adresimi i problematikës të jetë më i plotë. Dhe e treta ngritja e një grupi të posaçëm pune që të na mundësojë në adresimin e informacionit, dhe për të marrë eksperiencën e duhur për të kapërcyer luftën ndaj terrorizimit nëse do të ishim veç. Grupi i përbashkët pune, nis si grup bilateral por është i hapur për kontributin e vendeve të tjera, në radhë të parë Kosova. Alfano e tha se është një grup i hapur, por që mirëpret Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit, që kanë sinjale të rëndësishme për të cilësuar prioritet luftën ndaj terrorizmit. “ u shpreh Ministri ynë i Brendshëm
Tahiri: Do të ngrihet database i përbashkët me Italinë
Tahiri theksoi se mes Italisë dhe Shqipërisë ka hetime lidhur me grupe terroriste, por nuk pranoi të japë detaje lidhur me procese hetimore që janë në vazhdim. Ministri i Brendshëm tha se me homologun Alfano është folur për ngritjen e një database të përbashkët për shkëmbimin e informacioneve.
“Ka hetime në vijim. Është e sigurtë që lufta ndaj çdo elementi që merret me organizimin dhe dërgimin e luftëtarëve të huaj për të luftuar në luftëra që nuk janë tonat. Unë nuk mund të jap detaje por vetëm bashkëpunimi mes nesh. Siç dakordësuam që të shkëmbejmë informacion dhe për të ngritur një database të përbashkët, që ky fenomen të luftohet në mënyrë të njëjtë pavarësisht origjinës apo pikënisjes së një personi që niset të kryejë një akt terrorist.” tha Tahiri

Foto të tjera
Axhenda e Ministrit Alfano në Tiranë:
Ora16:20 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Ora 16:50 zhvendoset për në mjediset e Kuvendit
Ora 17:00 Takim me Kryeministrin shqiptar Edi Rama
Ora 17:30 Zhvendoset drejt aeroportin “Nënë Tereza”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO