Ngrihet Policia Vullnetare 
detyrat e strukturës së re  

Mazhoranca qeverisëse synon të shtojë me ligj masat e sigurisë, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet çdo skenari për destabilizimin e vendit, prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe situatave të emergjencave civile.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili ndër të tjera parashikon ngritjen e Policisë Vullnetare, strukturë mbështetëse e Policisë së Shtetit. Projektligji ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, duke parashikuar Policinë Vullnetare ose Policimin Vullnetar. Kjo strukturë e re do të jetë një bashkim vullnetar i kontributeve të vetëofruara nga shtetasit shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit, kryesisht për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Grupi i qytetarëve do të ndihmojë gjithashtu Policinë e Shtetit për parandalimin e krimit dhe përballimin e situatave të emergjencave civile.

Ndërkaq, projektligji, i cili pritet të miratohet në ditët në vijim në Parlament, ngarkon Këshillin e Ministrave për miratimin e një vendimi, i cili rregullon organizimin, funksionimin dhe fushën e Veprimit të Policimit Vullnetar. Ligji ka shkuar në Kuvend pikërisht katër muaj para zgjedhjeve të 18 Qershorit, kur ka një risk më të madh për rritjen e kriminalitetit.  

Përfitimet
Për shkak të përfshirjes së Policisë Vullnetare, projektligji ka ndryshuar nenin neni 75 të ligjit, për trajtimi i familjarëve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrës. Projektligji parashikon trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës, por edhe të shtetasve që humbin jetën në ndihme të strukturave të Policisë së Shtetit. "Familjet e shtetasve, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të Policisë së Shtetit, përfitojnë, në mënyrë të ngjashme, çdo ndihmë dhe trajtim të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. Përfitimet e ngjashme, për këtë kategori, caktohen në bazë të pagës mujore, dhe për shtetasit jo në marrëdhënie pune, në bazë të pagës mujore të gradës `Inspektor’”, parashikon ligji. Pra, ndryshim sjellë risi pasi parashikon trajtim jo vetëm familjeve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të detyrës, por edhe familjeve të shtetasve, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të policisë.

Periudha e provës
Në nenin 15 të projektligjit, parashikohet që në nenin 142, pika 7 të shfuqizohen, ndërsa pika 5 ndryshohet duke ulur periudhën e provës nga 2 vite në 1 vit. Shfuqizimi i pikës 7 të nenit 142 është bërë pasi kjo dispozitë krijon pabarazi midis ish punonjësve të policisë që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit para hyrjes në fuqi të ligjit dhe ish punonjësve të policisë që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit pas hyrjen në fuqi të ligjit nr. 108/2014 "Për Policinë e Shtetit". Nga ana tjetër ky shfuqizim është bërë edhe për shkak se punonjësit e policisë që rikthehen në Policinë e Shtetit  pas një periudhe të gjatë kohore (me shumë se dy vite), të ndërprerjes së marrëdhënies të punës me struktura e policisë, nuk mund të jenë efektivë në punë si punonjësit e policisë të cilët vazhdojnë pa pandërprerë marrëdhëniet e punës.

Masat
Mazhoranca qeverisëse synon të shtojë me ligj masat e sigurisë, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet çdo skenari për destabilizimin e vendit, prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe situatave të emergjencave civile.
 
Struktura e re
Struktura e re do të jetë një bashkim vullnetar i kontributeve të vetëofruara nga shtetasit shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit, kryesisht për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues