Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë

Një miliard euro, 3 vende të përfshira, 2 kompani të mëdha ndërkombëtare që udhëheqin projektin dhe 3 vjet për vënien në funksion të plotë. Janë zbuluar të tjera detaje nga marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtimin e një linje interkonjeksioni në Adriatik për energjinë e rinovueshme,

Korniza trepalëshe e partneritetit strategjik përshkruan fushat kryesore të bashkëpunimit, duke përfshirë vendosjen e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri, duke u fokusuar në fotovoltaikët diellorë, erën dhe zgjidhjet hibride me ruajtje potenciale të baterive.

Report Tv mëson se projekti do të ndërlidhë Kompaninë emiratase të Energjisë “Taqa”, e angazhuar për energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e qëndrueshme, dhe gjigandin e energjisë në Itali, TERNA Group, që menaxhon rrjetin italian të transmetimi. Ndërsa marrëveshja vjen edhe pasi në nëntor u firmos sipërmarrja e përbashkët midis emiratasve MASDAR dhe KESH në Shqipëri për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri në fushën e energjisë.

Një partneritet strategjik për të zhvilluar, ndërtuar dhe operuar projekte të energjisë së rinovueshme në Shqipëri duke përdorur një sërë teknologjish të rinovueshme, Një pjesë e konsiderueshme e kësaj energjie të rinovueshme do të transmetohet në Itali sipas marrëveshjes të së mërkurës.

Qëndrimi i Emirateve të Bashkuara Arabe është i qartë. Sulltan al-Jaber, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë në Abu Dabi, thotë se marrëveshja do të sjellë një avantazh të trefishtë, sepse do të shfrytëzojë përvojën e Emirateve në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme, bollëkun shqiptar të burimeve, erës dhe diellit si dhe tregun e sofistikuar dhe të ndërlidhur të energjisë italiane.

Marrëveshja paraqet gjithashtu një hap përpara në diplomacinë mjedisore, pasi është hera e parë që nënshkruhet nga emirët një marrëveshje që përmend lëndët djegëse fosile si shkak të ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për braktisjen e tyre.

Infrastruktura do të lidhë portin shqiptar të Vlorës me bregdetin e Pulias dhe do të çojë në forcimin e lidhjeve ekzistuese elektrike që shtrihen për 430 km përgjatë shtratit të detit Adriatik, duke lidhur Italinë me Malin e Zi dhe rajone të tjera të Ballkanit. Adriatiku do të bëhet “ura e gjelbër” mes Italisë dhe Shqipërisë.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat