Probleme të reja për zonat e bllokuara në veri. Reshjet e shiut të shoqëruara nga temperaturat e ulëta kanë bërë që rrugët të ngrijnë, duke vështirësuar qarkullimin e akseve rrugore të sapo hapura.
Në Pukë janë ende të bllokuara komunat Iballë, Blerim, Fierzë, akset Qafë Mali-Fierzë, Qafë Mali Kukës. Gjatë natës janë hapur Kom. Qafë Mali, Qelëz, Qerret. Reshjet e shiut kanë krijuar shtresa akulli në rrugë. Akset Tiranë-Peshkopi dhe Peshkopi- Librazhd janë të bllokuara.
Në Tropojë të izoluara rezultojnë Lekbibaj e Bytyci, ndërsa në Korcë janë bllokuar të gjitha fshatrat në komunën Lekas, 7 fshatra në Komunën Dardhë, 6 në komunën Clirim, 4 fshatra në komunën Novoselë dhe 2 në komunën Proger.
Dr. Arsimore ka vendosur të hapen shkollat në Pukë e Fushë Arrëz, ndërkohë shkollat në fshatra do qëndrojnë të mbyllura. Sot edhe në qytetet e Kukësit dhe Krumës rinisi procesi mësimor i ndërprerë dy javë më parë si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës që përfshinë zonën verilindore. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com

Berisha në Dibër: Evakuoni banorët, rrezik ortekësh