Ditën e djeshme u zhvilluar seanca parlamentare, në të cilin u votua me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Emri i presidentit ka qenë më i lakuari, në qendër të debatit që u zhvilluar dje, ku nuk kanë munguar edhe akuzat e drejtpërdrejta të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit frika ndaj drejtësisë qëndron pas këtyre lëvizjeve antikushtetuese të tij.

Morisë së këtyre zhvillimeve apo akuzave, presidenti i është përgjigjur me një foto, atë teksa është betuar si president, duke e quajtur ndryshe si "fotoja e jetës".

"Fotoja e jetës. Shqipëria e para", shkruan Meta.

Ditët e fundit presidenti Ilir Meta ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, të cilin e ka përdorur si një mjet komunikimi për të sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, kundërshtarin e tij politik të momentit, kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta