Fuga: 'Çmendet' Akademia e Shkencave e Skënder Gjinushit. Cakton komision zgjedhjesh pa caktuar datë zgjedhjesh!

Fuga: 'Çmendet' Akademia e Shkencave e Skënder Gjinushit. Cakton komision zgjedhjesh pa caktuar datë zgjedhjesh!

Artan Fuga, akademik

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të Asamblesë së Akademisë së Shkencave për të ngritur një Komision Zgjedhor për të zhvilluar zgjedhjet tek Akademia e Shkencave.(Lexo këtu) Fuga thotë se është ngritur një komision pa caktuar datë zgjedhjesh. 

Reagimi i plotë i Artan Fugës në rrjetet sociale:

"Çmendet" Akademia e Shkencave e Skënder Gjinushit

Cakton komision zgjedhjesh pa caktuar datë zgjedhjesh!!!

U mbars malli dhe polli një mi!

Kjo është thënia që i shkon mbledhjes prej puçistësh në një gotë kafeje të atyre që manipulojnë prej kohësh Akademinë e Shkencave të Republikës të Shqipërisë. Janë jo më shumë se katër a pesë ish drejtues të arsimit dhe të shkencës të kohës të diktaturës dhe të periudhave më të errta të institucionit më pas që mbajnë peng rreth 20 akademikë, dhe sëbashku ja kanë rrëmbyer shkencëtarëve, kërkuesve shkencorë dhe intelektualëve Akademinë e Shkencave dhe e mbajnë të mbyllur në xhepat e tyre dhe për xhepat e tyre!

U mbars mali dhe polli një mi! Sado u kërlesh e u ngref dikush se mbledhja e 10 janarit 2019 do të caktonte datën e zgjedhjeve pa pritur ligjin për reformimin që duhet ta pranojë Ministria e Arsimit dhe kjo t'a çojë pastaj në debat publik e më në fund në Kuvend, më në fund, nga deklarata e Akademisë të Shkencave del se kjo datë nuk u caktua dot!

Trima të çartur akademikët firmëtarë dhe ata që e kanë marrë peng Akademinë ose duan ta përdorin si tramplinë për t'u hedhur në kurriz të shkencës shqiptare si Saladini në gomar të gamiles për të shkuar e thënë : Sezam Hapu!

Pa pasur asnjë punim shkencor prej dekadash!

Hapu dhé të futem ! - thuaj!

Në vend të na jepnin datën e zgjedhjeve, sikurse na premtuan, puçistët e Akademisë, e riveshën gjoksin e zhveshur të disa ditëve më parë, futën shpatën në myll dhe na caktuan jo datën e zgjedhjeve, por komisionin e zgjedhjeve!

Tj'a palsësh gazit çfarë të lexojnë sytë!

Qesharake, çmendanike dhe absurde!

Ka kohë që Akademia e Shkencave e Shqipërisë bën veprime prej të marri!

Këto qendrime, kryepuçisti nuk pengohet fare edhe t'i thotë përpara kamerave a në studio televizive!

Kemi pra komisionin e zgjedhjeve, por pa datën e zgjedhjeve!

Dihet edhe nga një budalla rrugësh që në fillim caktohet një datë zgjedhjesh pastaj komisioni i zgjedhjeve. Sepse përndryshe është njêsoj si të caktosh dëshmitarët e një martese, por pa pasur datë martese!

Tallje edhe me antarët e komisionit, por pakkush pyet për ta atje, sepse e dinë se mund t'i përdorin si të duan!

Komision zgjedhor pa pasur datë zgjedhjesh!

Trimat e Akademisë të Shkencave nuk guxuan t'a sfidojnë qeverinë, kryeministrin Rama, Presidentin Meta, komisionin parlamentar, etj, as ministren e arsimit zonjën Besa Shahini, sado që u gufmuan për ditë të tëra!

Ikën me bisht në shalë!

Por, presionin e mbajnë. Presion bëjnë, i qendrojnë me gurë në dorë, mbajnë gishtin në çark: O aprovoni pacavuren Gjinushi, një tekst projektligji që vetëm reformim nuk sjell, që vetëm ruan disa pleq në kolltuqet e Akademisë ndërkohë që duhej të kishin dalë prej kohësh në pension, o ne bëjmë zgjedhjet!

Qesharake.

Logjika senile po i çon drejt paradoksesh gjithnjë e më të mëdha!

Pse kjo ngutje për të mbajtur pushtetin? I kam shkruajtur kryeministrit, ministres të arsimit, kryetarit të kontrollit të lartë të shtetit, tani më ka mbetur t'i shkruajë ndonjë ditë edhe Prokurorit, kjo ndodh edhe sepse në atë institucion ka një keqpërdorim dhe keqmenaxhim të fondeve publike dhe të procedurave administrative që vazhdon prej vitesh e që unë nuk rresht së denoncuari!

Betohem për Hymnin e Flamurit!

Hajdeni kontrolloni dhe do të rrezikoni të gjeni "kadavra" në "frigorifer"!

Presin, thonë, sa të aprovohet ligji i reformimit në Kuvend! Po ku e dinë këta që ligji në Kuvendin e Shqipërisë do të miratohet sipas projektligjit që ka përpiluar sipas qefit të vet, në mënyrë autoritare dhe amatoreske, grupi i Skënder Gjinushit?

Ky i fundit ka edhe kurajon t'u imponojë edhe deputetëve atë projektligj që ai ka dashur të bëjë dhe që si bazë ka një aleancë mes Akademisë të vjetër të Shkencave dhe vetë Skënder Gjinushit!

Si nuk doli një gazetar t'a pyesi: Do të kandidoni ju si kryetar i një Akademie Shkencash të përgjysmuar nga plakjet dhe të pa reformuar si kjo e sotmja?

Pyeteni, pyeteni!

Ligja e re mund të fshijë shumë nga kolltukofagët që sot quhen zgjedhës ose mëtojnë të zgjidhen!

Pas aprovimit të ligjës, ka vend të bëhet statuti i Akademisë të Shkencave sepse përndryshe nuk mund të bëhen zgjedhjet.

Dhe pas Statutit kanë vend të bëhen hyrjet e reja në Akademinë e Shkencave, pra të plotësohen vendet vakante.

Vetëm, më pas, pra ka mundësi të bëhen zgjedhjet!

Atëhere ka vend që Akademia e Shkencave të përgatitet për zgjedhje!

Gjithësesi duke parë rreshjken e gjokseve të gufmuar nga trimëria e marrë dhe përuljen e tyre me turp, mbledhja e 10 janarit 2019 ishte një puç institucional, një fiasko, një fortunë në një gotë uji, dhe një akt cmendurie institucionale!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja