TIRANE- Pas betimit të 8 prokurorëve të SPAK ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Ajo ka përshëndetur ngritjen e kësaj strukture teksa shprehet se ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur. PD thotë se tashmë është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar.
"Partia Demokratike përshendet fillimin e punës së SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture. Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur.
Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture, pavarësisht vendimeve të disa prej tyre, në të shkuarën.
Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.
Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.
Partia Demokratike falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë deri më tani për bërjen funksionale të SPAK dhe për gatishmërinë e treguar për të vijuar mbështetjen për funksionimin e pavarur të SPAK", shkruan Partia Demokratike.
Lajmi kryesor:
Ngritja e SPAK/ PD: Është koha që prokurorët t'i japin fund pandëshkueshmërisë! Kryemadhi: Koha e 'të fortëve' mbaroi
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Alibia Veliaj; O jemi në dy kopje, o s’jemi!
17 Shkurt, 15:27
-
'Kallëzimi anonim nuk konsiderohet nëse s’ka prova', ish-prokurori Eugen Beci flet për arrestimin e Veliajt: Hetimet duhet të nisen në bazë të indicieve
17 Shkurt, 14:41
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë
17 Shkurt, 13:14
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi në linjë me Berishën: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazhi e linçimi ndaj opozitës
17 Shkurt, 12:10
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
'Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar', çudit ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD
17 Shkurt, 07:07
-
Zbardhen disa nga argumentet e avokatëve të Erion Veliajt për Apelin: Financimet për OJF-në e Ajola Xoxes nuk janë firmosur nga kryebashkiaku! Ja procedurat e ndjekura
16 Shkurt, 18:38
Si ben dhe kjo sikur dha kontributin per ngritjen e SPAK-ut me molotove dhe gure.
PërgjigjuOh moj P.D KOMUNISTE Uroni SPAK Eshte tere e juaja perqafojeni, mos e leni qe te mbroje te korruptuarit Se ju jeni Ajka e saj
PërgjigjuCfare hipokrizie! Nuk kane lene gure pa levizur per te penguar ngritjen e organeve te reja te drejtesise. Pa le, kur falenderon SHBA per kontributin, a thua se amerikanet harrojne poshtersite e tyre. Po qellimi i revolucionit te deshtuar kush ishte? Minimi i reformes ne drejtesi e integrimit te vendit.
PërgjigjuO lyl a e kupton ti që i pari që do dënohesh je ti. Do dënohesh për vjedhje dhe për vrasje o monstra e Shqipris.
Përgjigju