Ngritja e ZAZ-ve, KQZ shtyn
diskutimin, propozimi nga PD

Ngritja e ZAZ-ve, KQZ shtyn <br />diskutimin, propozimi nga PD
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi me 7 vota pro që të shtyhet për një afat të pacaktuar përzgjedhja e mandateve për Zonat e Administrimit të Zgjedhjeve (ZAZ) për zgjedhjet e përgjithshme. Kërkesa për shtyrje të mbledhjes së radhës u propozuar nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti, kërkesë e cila gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj.

"I kemi të gjitha idetë, por na duhet një kohë e caktuar për t’u ndodhur më mirë me draftin, pasi administrimi i zgjedhjeve ka qenë një problem i madh për ne dhe për të gjitha partitë politike. Kërkesa ime varet edhe nga zoti Gjoncaj nëse do e mbështesë", -tha Kosovrasti.

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, deklaroi se “po shkelim afatin dhe ligjin, pasi KQZ duhet të kishte miratuar sot 76 ZAZ në të gjithë vendin, ndryshe nga 2009 ku ishin 66 ZAZ.”

"Po ju bëj me dije që të jetë hera e fundit që ne shkelim afatin e votimin dhe ligjin, nuk dua që të përsëris të njëjtin fjalim edhe në të ardhme", tha Biba.

Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi e përshëndeti konsensusin e gjetur mes palëve politike në KQZ duke i bërë thirrje edhe politikës jashtë këtij Komisioni që të gjejë të njëjtën gjuhë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë