Ngritja e ZAZ-ve, PD drejt Kolegjit
Zgjedhor, PBDNJ votë kundër PS

Ngritja e ZAZ-ve, PD drejt Kolegjit <br />Zgjedhor, PBDNJ votë kundër PS
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar propozimet e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe administratës së KQZ për ndarjen e Zonave Administrative Zgjedhore. Administrata popozoi projekt draftitngritjen e 89 ZAZ, Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësuesit ligjor Njazi Kosovrasti kërkoi ngritjen e 100 të tillave, ndërsa Partia Socialiste propozoi 75 Zona Administrative.

Për t’u miratuar secili nga propozimet duhej që të merrte shumicë të cilësuar prej 5 votash, çka nuk u arrit në asnjërën prej kërkesave. Për propozimin e Partisë Demokratike të gjithë anëtarët e KQZ votuan kundër, ndërsa Partia Socialiste mori konfirmimin nga dy anëtarët e saj dhe 5 vota kundër. Ndërkaq, propozimi i administratës së KQZ u rrëzua me 3 vota kundër, dhe 4 pro.

PD: DO I DREJTOHEMI KOLLEGJIT ZGJEDHOR
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike e cila pas refuzimit nga të 6 anëtarët dhe kryetarja e KQZ të propozimit për nfgritjen e 100 Zonave Administrative Zgjedhore, deklaroi se do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. Vendimi u konfirmua për televizionin A1Report nga përfaqësuesi Kosovrasti.

PBDNJ VOTOI KUNDER PROPOZIMIT TE PS
Në propozimin e paraqitur nga partia Socialiste për ngritjen e 75 ZAZ-ve, ra në sy vota kundër e anëtarit të PBDNJ.

DEBATET NE MBLEDHJEN E KQZ
Administrata e KQZ propozoi 89 ZAZ, nga 66 ZAZ që kanë qenë në zgjedhjet e 2009. Nnëpërmjet një pr/akti të mëparshëm që ishte vënë në dispozicion të KQZ-së kjo shifër ishte 76 ZAZ.

Socialistët kundërshtuan këtë propozim. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ Genc Gjoncaj kërkoi të dinte se nga kush dhe me çfarë të drejte ishte paraqitur ky propozim i dytë. Edhe anëtarja e KQZ-së Albana Shtylla tha se propozimi i ri shkel procedurat Sipas saj propozimi i parë i administratës ishte hedhur në diskutim por nuk është votuar, prandaj nuk mund të vijonte me një propozim të dytë.

Nga ana e saj Partia Demokratike propozon ngritjen e 100 ZAZ-ve. Partia Socialiste propozoi ngritjen e 75 ZAZ.
Gjonçaj tha se PS në parim mbetet për 66 ZAZ por meqë është një diferencë shumë e madhe me propozimin e PD-së kërkoi që të mbahen 76-1 ZAZ, sepse në Fier, sipas PS-së mjaftojnë vetëm 3 ZAZ pasi në këtë qytet do të bëhet numërimi elektronik i votave dhe kutitë është mirë të mos jenë të shpërndara në shumë ZAZ.

Genc Gjonçaj akuzoi kryetaren e KQZ-së Lefterije Lleshi se është bërë palë me propozimin e PD-së por ajo e mohoi akuzën. “Në të gjithë takimet që kemi bërë si me ambasadorët e huaj dhe jashtë vendit na është thënë që është e papranueshme që numërimi i votave të zgjasë 10 ditë ndërkohë që popullsia është 3 milionë dhe e vetmja mënyrë ligjore që kemi për të zgjidhur këtë problem është shtimi i nurit të ZAZ”- tha Lleshi. Sipas saj përderisa nuk është marrë një vendim mund të bëhen të gjithë verifikimet e mundshme dhe kërkoi të dijë se ku është bërë shkelja e administratës dhe KQZ-së në këtë rast.

Nga ana e saj Albana Shtylla tha se formalisht është shkelur procedura pasi “askush nuk ka të drejtë të ndryshojë përmbajtjen e projektaktit pa e hedhur në votim.

Shtjefni tha se “kjo është përpjekje për të kthyer në cështje politike një cështje që është teknike”. Anëtari tjetër Denar Biba tha se “procedura është shumë e rëndësishme dhe duhet të kemi kujdes “

(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015