Ngritja në detyrë e punonjëses së Twitter! Pasi publikoi fotografi duke fjetur në zyrë u bë bashkëpunëtorja e ngushtë e Elon Musk

Ngritja në detyrë e punonjëses së Twitter! Pasi publikoi fotografi duke fjetur në zyrë u bë bashkëpunëtorja e ngushtë e Elon Musk

Esther Crawford

Esther Crawford ishte një punonjëse e thjeshtë kur ndau fotografi duke fjetur në dyshemenë e zyrës në selinë e Twitter në San Francisko ndërsa me blerjen e kompanisë nga Elon Musk, ka marrë postin e Drejtoreshës së Menaxhimit të Produkteve.

“Kur ekipi juaj po punon për të kapur afatin, flini aty ku punoni”, shkroi Crawford .

 Ishte 2 nëntori kur kompaninë sapo e kishte marrë në pronësi Elon Musk dhe kishte një sërë diskutimesh ndërsa nuk munguan shkurtimet e numrit të punonjësve. Që atëherë Esther Crawford ka bërë karrierë dhe ka hyrë në grupin e vogël të drejtuesve të rrjetit social.

Esther Crawford iu bashkua Twitter-it në vitin 2020 , kur kompania bleu startup-in e saj, Squad , një platformë video chat. Para kësaj, ajo ishte një Youtuber që mbulonte metodat e humbjes së peshës dhe gjithashtu kishte pasur role marketingu në disa startupe të Silicon Valley. Ajo ishte shumë aktive edhe në Twitter. 

Muaj më parë, përpara se fotografia duke fjetur gjumë të bëhej virale, ajo ishte vetëm një punonjëse e nivelit të mesëm e cila ishte përgjegjëse për të ndihmuar ndikuesit të fitonin nga prania e tyre në mediat sociale.

Media amerikane Financial Times shkruan se Esther Crawford shfaq në Perch, në një përpjekje për të takuar Elon Musk në ditën e hyrjes së tij të parë në kompani. Ajo u prezantua me pronarin e ri dhe menjëherë paraqiti idetë e saj se si të përfitonte nga pagesat dixhitale në platformë dhe si të ofronte shërbime të reja për krijuesit. Duket se Musk është një nga ata krijues, apo ndikues, me më shumë se 127 milionë ndjekësit e tij që e admiroi shumë iniciativën e tij.

Postimi i Esther Crawford duke fjetur në zyrë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë