Ngrohja në shkolla, kryebashkiaku Filo: Në Korçë nuk ka probleme, nesër mësimi fillon në 09:00

Një pjesë e shkollave në vend janë pa ngrohje në këto ditë të acarta duke e bërë të vështirë deri në pamundësi zhvillimin e mësimit. Sot janë raportuar probleme në Lezhë, Vuan e Dejës dhe në Dukat (lexo këtu). Ndërsa në pjesën më të madhe të vendit shkollat janë me ngrohje, mes tyre edhe në qytetin e Korçës. Kryebashkiaku Sotiraq Filo në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv thotë se janë marrë të gjitha masat që ngrohja të mos mungojë, ndërsa shton se duke filluar nga nesër mësimi do të fillojë në orën 09:00 në Korçë.

Prononcimi për Report Tv i kryetarit të bashkisë së Korçës

Si është situata në shkollat e Korçës?
Korça është përfshirë nga një mot me temperatura të ulëta dhe dëborë, por bashkia ka marrë masat që shkollat të ishin pajisur me ngrohëse. Nuk kemi problematika në shkolla.

Procesi vijon normalisht?
Po, vijon por në orare të reduktuara, sipas një vendimi nga DAR. Duke filluar nga nesër deri në fundjavë mësimi do të fillojë në orën 09:00.

Nuk ka probleme?
Nuk ka probleme me ngrohjen as në qytet dhe as në fshat. I kemi marrë masat. Për shkak të temperaturave ekstreme, mund të mos jenë në kushte optimale, por kemi bërë maksimumin dhe kemi garantuar zhvillimin e procesit mësimor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës