Temperaturat nën zero/ Nga veriu në jug, ja shkollat që kanë probleme me ngrohjen

Temperaturat e ulëta të cilat po na shoqërojnë në ditët e para të këtij viti kanë bërë që në disa shkolla të mungojë ngrohja. Lezhë është qarku më problematik. Në shkollat e Lezhës problematika me e madhe paraqitet në qytet, pasi sistemet e ngrohjes qendrore nuk funksionojnë pavarësisht se ka kaldaja. Shqetësimi është ngritur nga drejtori i Arsimit në Lezhe Bardhok Pulaj sipas të cilit i është kërkuar bashkisë që të gjendet zgjidhje.

Sa i përket problemit të ngrohjes edhe në fshatin Stajkë të bashkisë Vau i Dejes janë paraqitur probleme pasi nxënësit e shkollës 9 vjeçare "Dom Martin Trushi" kanë bojkotuar mësimin pasi ngroheshin me gaz ndërsa nuk viheshin në punë kaldajat. Bashkia Vau Dejes i ka dërguar një shkresë OSHEE, për lidhjen e trefazoresisht që ve në punë kaldajën, edhe pse një shqetësim i tillë nuk është ngritur me parë nga drejtoria e shkollës. “Dua të falenderoj drejtorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi patur. Bashkia e Vaut të Dejës ka në prioritet problemin e arsimit. Pamjet flasin vetë, është një nga shqetësimet e drejta. Kjo punë e prapambetur është më shumë në anën teknike sesa proceduriale. Është bërë kërkesa tek OSHEE. Siguroj prindërit që deri nesër kaldaja do të jetë në punë. Ngrohja s’ka munguar, është bërë furnizimi në muajin dhjetor. Është e vetmja shkollë që e ka ngrohjen me kaldaja. Është një model për ne”tha Zef Hila, Kreu i Bashkisë Vau i Dejes.

Ndërkohë OSHEE njofton se është aplikuar pranë ‘zyrave tona nga subjekti për shtesë fuqie, me datë 27/12/2018 dhe akoma nuk është bërë pagesa nga institucioni për këtë, është brenda afateve pasi llogariten edhe ditët e pushimit sot do të bëhet furnizimi i objektit më kabull 3-fazor dhe do ti vendoset edhe matesi 3-fazor’. Moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta që ka përfshirë gjithë vendin është ndjerë edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ku shumë shkolla kanë bërë mësim të reduktuar për shkak të mungesës së ngrohjes. Report tv ka qenë në fshatin Dukat ku mësimi në këtë shkollë ka qenë me orë 30 minutëshe, pasi mungesa e ngrohjes në këtë shkollë ka detyruar drejtorinë që të shkurtojë orët e mësimit. Edhe ato pak ngrohëse që ka pas ndonjë klasë në këtë shkollë, janë blerë vetë nga nxënësit.  Ndërkohë që në pjesën më të madhe të shkollave të tjera në të gjithë vendin është zhvilluar mësim me orë të shkurtuara për shkak të të ftohtit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)