Punimet e bashkisë në Rrugën “Dritan Hoxha” për të shmangur dhe ulur numrin e aksidenteve, janë ndeshur me kundërshtimin e banorëve të zonës të cilët janë përplasur edhe me policinë bashkiake.

Banorët thonë se ngushtimi I rrugicave e bën të pamundur hyrjen e makinave të mëdha në lagje, sicc mund të jenë zjarrëfikset.

“Jemi 15 familje.Projekti më parë ka qënë ndryshe, Tani kanë ardhur këta të Bashkisë atë firmës. Ne kemi hallë ku do të futen makinat nëse bien zjarr. I thamë na jepni  vendimin të shkojmë të ankohemi nuk na e sjellin. Ne marrim policinë ata thonë ne kemi ardhur në mbështetje të bashkisë”shprehet një banor.
 
 Edhe pronarët e bizneseve që kanë dalje në rrugën “Dritan Hoxha” dhe që përdorin makina të mëdha, thonë se me ngushtimin e rrugës po shkojnë drejt falimentimit dhe se nuk kanë ku të ankohen.

“Kam një biznes këtu dhe kam vështirësi kur vjen kamioni duhet të fus materialet. Rruga ka qënë mirë erdhën e prishën. Vjen policia e rendit thotë a ka punuar policia bashkiake, ata bien në kndërshtim me njëri-tjetrin. Ata kanë thënë që kjo dalje është burim aksidentesh, këtu ka famlijarë, ka biznese ku do të dalim” shprehet pronari i një biznesi.
 
Zjarrëfikset nuk mund të hyjnë në disa lagje të kryeqytetit dhe ky është një problem që Report Tv e ka denoncuar më herët.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com