Ngushtohet afati, 25% e zyrtarëve
rrezikojnë postin, KQZ: Plotësojeni

Ngushtohet afati, 25% e zyrtarëve<br />rrezikojnë postin, KQZ: Plotësojeni
Kanë ngelur vetëm 4 ditë për vetëdeklarimin e zyrtarëve përmes formularit të dekriminalizimit. 4 maji është dita e fundit, por të paktën 25 % e të zgjedhurve nuk i kanë dorëzuar deklaratat. Duke përjashtuar dy ditën e pushimit, zyrtarët kanë vetëm 2 ditë kohë për të mbrojtur vendin e punës ose mandatin, pasi mosdorëzimi i formularit përbën kusht për ndërprerjen e funksionit. Thirrja e fundit u bë dje nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, por edhe nga Departamenti i Administratës Publike.

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, bëri me dije se niveli i neglizhentëve është i lartë. “Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më datë 29 prill 2016, në zbatim të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit; - 100 deputetë nga 140; - 11 ministra nga 20; - 34 kryetarë bashkie nga 61; - 1234 këshilltarë bashkiakë nga 1595.

Ja deklarata e Zëdhënëses së KQZ-së
Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,deri më datë 29 prill 2016, në zbatim të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, kanëdorëzuar formularin  e vetëdeklarimit;
100 deputetë nga 140
11ministranga 20
34kryetarë bashkie nga 61

1234 këshilltarë bashkiakë nga 1595Aktualisht nga 1836 funksionarë,kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1379 ose 75.1 % e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit,është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjekteve qëende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin.

Për t’ju ardhur në ndihmuar funksionarët të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit,  pavarësisht se dita e Hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016. Të gjithë ato subjekte që ende nuk e kanë dorëzuar formularin, mund ta dorëzojnë edhe ditën e Hënë, në datën 2, pasi KQZ do të jetë hapur. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh