'Ngërçi/ Gjykata Kushtetuese tjetër goditje për Arta Vorpsin

'Ngërçi/ Gjykata Kushtetuese tjetër goditje për Arta Vorpsin

TIRANË- Gjykata Kushtetuese zyrtarizon Marsida Xhaferllarin si anëtaren e saj më të re. Në faqen zyrtare të këtij institucioni janë plotësuar anëtarët e saj, ku shihet se mes Vitore Tushës, e cila është në rolin e kryetares së kësaj Gjykate, Besnik Muçit, Elsa Toskës, Fiona Papajorgjit është renditur edhe Marsida Xhaferllari, një emër ky që ka futur në "sherr" Presidencën dhe Qeverinë.

Presidenti Ilir Meta emëroi jashtë afatit 30 ditor Marsida Xhaferllarin, teksa më herët KED kishte kaluar automatikisht si kandidaten me pikë më të larta Arta Vorpsin. Në një kohë kur kreu i shtetit i "mbylli" derën Vorpsit, kjo e fundit u betua tek noteri dhe ia dërgoi me postë Metës.  Këto dy kandidatura, nga njëra anë Vorpsi dhe nga ana tjetër Xhaferrllari u bënë "shkaktare" për një sërë zhvillimesh dhe deklaratash politike. Presidenti hodhi një lum akuzash ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani sipas së cilit i çoi në të njëjtën ditë listat për të zëvendësuar dy vakanca, në një kohë që sipas tij ishte e pamundur, me qëllim që të kalonte automatikisht Arta Vorpsi. Për këtë arsye, presidenti e paditi në tre prokurori për shpërdorim detyre.

Sa i përket Xhaferllati ka pasur akuza nga ana e mazhorancës si një kandidate e lidhur ngushtë me PD-së, sipas së cilëve kjo "lojë" në Kushtetuese është e orkestruar nga vetë kreu i shtetit që t'i shpëtojë shkarkimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 20/11/2019 00:21

    HIQENI KETE marsiden ,,kete debilen…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë