Nicolo Zaniolo firmos në Stamboll, Roma përfiton 35 milionë euro

Nicolo Zaniolo firmos në Stamboll, Roma përfiton 35 milionë euro

Nicolo Zaniolo (djathtas)

Nicolo Zaniolo ka mbërritur në Stamboll dhe shumë shpejt do jetë futbollisti më i ri i Galatasaray-t. Roma dhe gjigantët turq arritën një marrëveshje, me mediet në Itali që tregojnë se klubi i Serie A do përfitojë 35 milionë euro në përfundimin e marrëveshjes.

Zaniolo dhe familja e tij udhëtuan në Milano fillimisht, për të fluturuar më pas drejt Stambollit së bashku me agjentët e tij. Kështu Zaniolo do të përfundojë periudhën e tij te Roma dhe do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare me Galatasaray me vlerë 3.5 milionë euro në sezon.

24 vjeçari prej një muaji nuk ishte më pjesë e stërvitjes së Romës, teksa mes tij dhe drejtuesve ka pasur një krisje të hapur. Tanimë Zaniolo do provojë të luajë në një kampionat me nivel më të ulët, teksa rrezikon edhe ftesën nga kombëtarja e Italisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri

Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri