NIGERI - Grupi terrorist i Boko Haram ka vënë nën kontroll fshatin Gumsuri në veri-lindje të Nigerisë duke vrarë të paktën 33 persona dhe duke marrë peng rreth 100 të tjerë.
Lajmi raportohet nga BBC, ku sipas një të mbijetuari militantët e organizatës ekstremiste Boko Haram kanë marrë peng të rinj, burra, gra e fëmijë.
Sulmi ka ndodhur që të dielën por vetëm sot është bërë publikimi i këtij lajmi, pas mbërritjes së të mbijetuarve në qytetin më të afërt. Ndërkohë ushtria e Kamerunit deklaron se ka vrarë rreth 116 militantë Nigerianë pas sulmimit të një prej bazave të tyre.
Banorët e shpëtuar tregojnë se militantët hynë në qytet duke e bastisur e duke djegur më shumë se 50 shtëpi. Ende askush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm, por zyrtarët ushtarak akuzojnë militantët nigerianë të Boko Haram.
Vetëm këtë vit ky grup terrorist ka vrarë më shumë se 2 mijë njerëz, shumica në veri-lindje të Nigerisë në kufi me Kamerunin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com