Një atentat kamikaz i dyfishtë, ku vijuan më pas goditje nga persona të armatosur. Një sulm i një dhune ekstreme i zhvilluar në qytetin kryesor të veriut të vendit preku xhaminë në mes të një lutje të premten.
Fillimisht pati dy atentate me kamikazë para xhamisë së madhe, deklaroi një zëdhënës i policisë nigeriane, Emmanuel Ojukwu. Më pasë, disa persona të armatosur hapën zjarr mbi ata që përpiqeshin të largoheshin.
Xhamia ndodhet në pallatin e emirit të Kanos, Mohammed Sanusi II, përgjegjësi i dytë më i rëndësishëm në Nigeri.
Për momentin nuk dihet se ku gjendej emiri në çastet e shpërthimit.
Ne rreth 15 persona të armatosur, katër u vranë turma e zemëruar dhe të tjerët arritën të largohen, theksoi policia.
Të paktën 120 të vdekur dhe 270 të plagosur, ky është bilianci më i fundit zyrtar, që është ende provizor, i dhënë nga forcat e sigurisë.