Niko Komani: Nuk flas me babain 
prej 3 vitesh, s'duroj dot Valdrin Sahitin

Niko Komani: Nuk flas me babain <br />prej 3 vitesh, s'duroj dot Valdrin Sahitin
“Në makinë me këngët e preferuara të Niko Komanit” ka qenë rubrika e moderators Orinda Huta ajo që ka shtyrë stilistin shqiptar të rrëfejë detaje shumë personale të jetës së tij. Niko foli hapur për karrierën, marrëdhënien me kolegët, punën e tij, jetesën në Tiranë apo marrëdhënien me prindërit. Sa i takon kësaj të fundit, stilisti tha se kishte një lidhje shumë të fortë me nënën, ‘mbretëreshën e tij’, por nuk vlen e njëjta gjë për marrëdhënien me të atin.

Komani rrëfeu se prej 3 vitesh nuk flet me babain e tij.  “Më mungon shumë sepse momentalisht nuk flas me të,” ka thënë ai i prekur nga tema e bisedës. Sipas tij kjo marrëdhënie e ndërlikuar vjen pasi të dy janë shumë të ngjashëm, prandaj herë pas here ka përplasje mes tyre, që i detyron të marrin disa pauza nga njëri-tjetri. Ai insistoi që të dy duhen shumë, por kokëfortësia e secilit bën që të mos flasin për një kohë të gjatë.

“Megjithatë duket sikur s’kemi ndalur kurrë së foluri”, shtoi Niko, i cili foli për herë të parë publikisht rreth kësaj teme. I pyetur nga moderatorja për marrëdhënien me kolegët, Niko përmendi disa emra me të cilët ruan marrëdhënie shumë të mira, ndërsa tha se ‘nuk duron dot ata që shesin punën  e të tjerëve si punën e tyre’.

“Nuk duroj dot ata që nxjerrin sfilata menjëherë pasi ka dalë sfilata e Elie Saab apo Balmain. Nuk i duroj dot,” u shpreh Komani. “Nuk duron dot Vladrin Sahitin?” pyeti Orinda Huta duke lënë të kuptohet që stilisti shqiptar nuk ka një marrëdhënie të mirë me atë kosovar. “Mos e mer për keq plako, se dhe ty nuk të pëlqen puna ime, e di,” iu drejtua Niko Valdrin Sahitit.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?