Niko Stylos sjell imazhin e
panjohur të Abedin Dinos në Tiranë

Niko Stylos sjell imazhin e<br />panjohur të Abedin Dinos në Tiranë
Monografia e re, kontribut i jashtëzakonshëm për njohjen e gjithanshme të njërit prej personaliteteve më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Më 15 nëntor, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, do bëhet prezantimi i librit “Prevezani Abedin Pasha Dino" i Niko Stylos, shkruar në shqip dhe greqisht. Studiuesi i njohur, Niko Stylos, një pasardhës i denjë i studiuesit të famshëm arvanitas, Aristidh Kola, do të jetë i pranishëm në këtë promovim. Ai rrëfen për gazetën se kur të jetë në promovimin e librit në Tiranë do të flasë me tepër për punimet dhe zbulimet e tij në fushën e pellazgologjisë, duke ua lënë autorëve të tjerë mbresat dhe vlerësimet për librin e tij. Ndërkohë, autori Niko Stylos sjell për suplementin “Rilindasi” të gazetës Shqiptarja.com” një fragment nga libri i tij më i fundit, që hedh dritë në profilin e panjohur të Abedin Dinos i njohur si diplomat, politikan e burrë shteti, por edhe poet.

Libri i Niko Stylos i titulluar “Preveziani Abedin Pasha Dino, poezitë e tij dhe Dinot e tjerë” është përkthyer nga greqishtja nga Iliaz Bobaj. Redaktor është Ahmet Mehmeti. Libri po shtypet në Tiranë dhe do të jetë gati për botim në ditën e promovimit i përgatitur nga botimet “Pa kufij Kufij”, Mülheim a. d. R., Gjermani, dhe shtypur nga botimet “Kumi”. Libri i Niko Stylos është një monografi e punuar pas shumë kërkimesh në arkiva. Tashmë ky libër vjen e plotë si një vepër shkencore e mirëfilltë. Kjo vepër flet jo vetëm për figurën e Abedin Dinos, por edhe për Dinot e tjerë të shumtë, për rolin e tyre në historinë e kombit shqiptar, të luftërave për liri, në politikë, diplomaci, ekonomi, art, letërsi, shkencë, kulturë etj.

Në parathënien e librit, Ahmet Mehmeti, vlerëson punën studimore të Niko Stylos, duke u shprehur se “Niko Stylos është bërë aktualisht autori më i mirënjohur në fushën e shkencave albanologjike, veçanërisht me shkrimin e shqipes së lashtë, pellazgjishtes, që nga antikiteti i hershëm, me librat: “Historia e shenjtë e Arvanitëve” (Prishtinë, 2004) dhe “Etruskishte-Toskërishte” (Tiranë, 2010), si dhe me botimin kritik filologjik të “Fjalori i Marko Boçarit” (Tiranë, 2007), “Fjalori Katërgjuhësh i Daniil Voskopojarit “ (Tiranë, 2011) dhe “Fjalori Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit” (Tiranë, 2011). Mehmeti kujton më tej në këtë prathënie se ndihmesa intelektuale dhe artistike e Niko Stylos na ka ardhur këndshëm edhe përmes dy vëllimeve me poezi në shqip dhe greqisht “Duke farkëtuar thika” (Mulheim, 1978, Tiranë, 2011).

Kjo monografi, e botuar në mes të këtij viti në greqisht dhe tani në shqip sjell një kontribut të jashtëzakonshëm për njohjen e gjithanëshme të figurës madhore, poliedrike të një nga personaliteteve më të shquar të kombit shqiptar gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Për ndriçimin e kësaj figure, autorit i është dashur të bëjë studime në biblioteka e arkiva, të sigurojë materiale dokumentare dhe bibliografike, duke sakrifikuar dhe shpenzuar shumë kohë e duke kapërcyer mjaftë vështirësi objektive e subjective, qe paraqesin bibliotekat dhe arkivat e Greqisë së sotme. E veçanta e kësaj vepre është se mbështetet kryesisht në literaturën e shkruar në greqisht, që për studjuesit e tjerë ka qenë e pamundur të përdoret.

“Por autori nuk është mjaftuar vetëm me këtë, ai ka përdorur edhe burime të tjera si nga italishtja, gjermanishtja, turqishtja e natyrisht edhe nga shqipja. Autori është përpjekur që të dhënat nga burime të ndryshme t’i shohë me sy kritik për të dalë me argumente sa më realiste e sa më të vërteta.”, shkruan redaktori Ahmet Mehmeti. Niko Stylos ka zbuluar në dhjetëra arkiva e referenca studimore edhe për rrënjët e degët e gjakut të Abedin Dinos, për Dinot e tjerë të shumtë, për rolin e tyre në historinë e kombit shqiptar, të luftrave për liri, në politikë, diplomaci, ekonomi, art, letërsi, shkencë, kulturë etj.

Libri është strukturuar në dy pjesë, në mënyrë të tillë që lexuesi ta ketë të lehtë njohjen me jetën dhe veprën e Abedin Dinos si dhe të paraardhësve dhe pasardhësve të tij. Në pjesën e parë, për herë të parë në këtë libër, vjen vëllimi i plotë i tij “Poezi” (Kostandinopol, 1888; Rodos, 1894) botuar paralelisht në greqisht (origjinal) dhe i përkthyer në shqip nga poeti i mirënjohur Iliaz Bobaj.

Në vijim, në pjesën e dytë jepet historia e paraardhësve të tij, ku spikat figura historike e Ahmet Dinos, të atit të Abedinit, roli i tij në kryengritjen kundër Tanzimatit, bashkëpunimi me figura të tjera të historisë së luftrave për liri dhe drejtësi shoqërore, etj. Nëpërmjet këtij kapitulli të parë të pjesës së dytë, njihemi me një pjesë shumë interesante dhe të pandriçuar sa duhet më parë, të historisë se kombit shqiptar në trevat jugore të Shqipërisë, në Çamëri e rreth saj, për t’u çliruar nga zgjedha perandorake. Këtu na shpalosen bashkëpunimi ndërkrahinor, përpjekjet, luftimet dhe sakrificat e mëdha të udhëheqësve popullorë si Ahmet Dino me shokë.  Po këtu përshkruhet edhe jeta dhe veprimtaria e vëllezërve të tij të angazhuar në rrjedhat e epokës.

Prej parathënësit mësojmë se në kapitullin e fundit të pjesës së dytë na jepet jeta dhe veprat e djemve dhe vajzave të Abedinit si dhe e nipërve dhe të mbesave të tij. Si në gjithë librin edhe në këtë pjesë njihemi me një mori të dhënash informative dhe analitike për veprimtarinë e tyre atdhetare e diplomatike, përkushtimin profesional, talentet e spikatura sidomos në fushat e pikturës, poezisë, aktrimit etj, lidhjet e tyre me figura të shquara të botës së politikës, diplomacisë, artit dhe letërsisë bashkëkohore, në një shtrirje gjeografike nga Adanaja e Stambolli deri në Athinë, Paris, Romë, Madrid e deri në Moskë e Leningrad. Kudo, pinjollët e Familjes Dino, reflektuan dhe përçuan nivelin e lartë të talentit dhe gjenisë së tyre krijuese, shpirtin humanist, gatishmërinë. Redaktori Mehmeti thekson se “Të gjitha këto fakte Niko Stylos na i sjell me një kujdes e dashuri të spikatur për objektin e shkrimit të tij duke i ilustruar me burime të mbështetura në dokumente, libra, gazeta, revista etj.

Karakteristikë e stilit të Nikos është informacioni i pasur e i larmishëm dhe rrjedhshmëria e shprehjes.” Mehmeti rërfen edhe se ccfarë përmban vepra letrare e Abedin Dinos, në vëllimin poetik “Poezi” të këtij libri. “Duke njohur në mënyrë të përsosur greqishten letrare, katharevusa, ai shkroi shumë poezi, që i botoi në gazeta e revista të ndryshme në këtë gjuhë.  Të gjithë krerët e hershëm intelektualë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veprat e tyre të para i shkruan në gjuhë të huaja. Kështu Hasan Tahsini shkroi në turqisht, Pashko Vasa në frëngjisht dhe italisht, Naim Frashëri në persisht, turqish dhe greqisht, Sami Frashëri në turqisht etj. Kjo dukuri erdhi për disa arsye.

Në radhë të parë, sepse shqipja në fazën e parë të Rilindjes nuk ishte një gjuhë e lëvruar shkrimi dhe nuk lejohej botimi në këtë gjuhë. Në radhë të dytë, në vendin ku jetonin dhe punonin rilindasit tanë, mungonte lexuesi shqipfolës, por edhe atje ku ishte i pranishëm, ishte analfabet.”  Ndërsa në fragmente që do të botojmë nga libri i Niko Stylos do të zbulojmë më tepër nga imazhi i panjohur i Abedin Dinos. Nikos Stylos e përshkruan me një botë të madhe shpirtërore, me një formim kulturor të gjithanshëm, si njeri shumë aktiv, etj.

“Niko Stylos ka meritën se na sjell një begati të dhënash nga reagimet e shtypit dhe të personaliteteve të artit të asaj epoke, të panjohura deri tani. Këtu vlen të përmendet dhe të përshëndetet puna e talentuar e përkthyesit dhe shqipëruesit Iliaz Bobaj, të cilit i është dashur të kapërcejë”, thotë botuesi, Mehmeti.  

Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje