Nikoliç: Bisedimet me Prishtinën mund të vazhdojnë menjëherë

Nikoliç: Bisedimet me Prishtinën mund të vazhdojnë menjëherë
Kryetari i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar sot në Beograd se bisedimet me Prishtinën mund të vazhdojnë menjëherë dhe nga e hëna
do të ofrojë konsensus për zgjidhjen e problemit të Kosovës. 

Pas dhënies së betimit si president i ri i vendit, Nikoliç në konferencën e parë për gazetarë në këtë cilësi, ka thënë se më 14 qershor, pasi të kthehet nga Brukseli, (shkon më 12 qershor me ftesë të zyrtarëve të lartë të BE),ku do të bisedojë, siç ka thënë, me ata “që kanë domethënie më të madhe” do t'ua përcjellë qytetarëve të Serbisë rezultatet e atyre bisedimeve. “Atë që do ta mësojë në Bruksel do ta ndajë menjëherë me qytetarët e Serbisë”, ka thënë Nikoliç. 

Ai ka rekomanduar se Serbia do të ketë raporte të mira me të gjithë fqinjët dhe në inagurimin e tij si president, më 11 qershor, do t’i ftojë kryetarët e shteteve jo vetëm nga rajoni. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë do të jenë raportet me vendet fqinje Nikoliç ka rekomanduar: “Shikoni si po sillem dhe më kritikoni nëse nuk bëjë mirë për Serbinë”.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza