Shqipëria e Madhe vijon të jetë ‘makth’ i Serbisë. Sipas Agjencisë së lajmeve serbe, “Beta” , presidenti serb Timoslav Nikolic ka paralajmëruar kryeministrin francez Manuel Valls për kërcënimin nga projekti i ‘Shqipërisë së Madhe’ duke shtuar se ka një provokim në rritje të shqiptarëve në rajon, çka mund të kthehet në një problem me përmasa të mëdha, të cilin nuk do të jetë në gjendje t’a zgjidhë as Bashkimi Europian.
Nikoliç po ashtu theksoi se Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, ndaj për këtë arsye është ende në bisedime aktive me Prishtinën zyrtare.
“Ne jemi të angazhuar për të siguruar jetën normale të qytetarëve në Provincë, por nuk mund të bëjmë asnjë hap drejt njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës”,-ka shtuar Nikoliç.
Ndërsa sa i takon situatës në shtetin fqinj, Bonsjë-Hercegovinë, Nikoliç ka thënë se Serbia nuk do të bëjë asgjë për të destabilizuar gjendjen atje, por kërkoi përpjekje më të mëdha nga BE-ja për funksionimin më të mirë të vendit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com