BEOGRAD - Serbia zyrtare ka shprehur edhe një herë qëndrimin e saj se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, tha sot se Serbia është e vendosur të mos e njohë Kosovën. Sipas tij, ky qëndrim nuk do të ndryshohet, edhe nëse e rrezikon hyrjen e saj në Bashkimin Evropian.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me vëllanë e presidentit amerikan, Barack Obama, Abongo Malim Obama në Beograd, të cili i referohen mediat serbe, të cituara nga "Koha Ditore" në Prishtinë.
“Edhe pse Serbia është në periudhën e pritjes së prosperitetit, dhe ne jemi në rrugën e duhur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, ne jemi aq këmbëngulës që të mos e njohim pavarësinë e Kosovës, edhe pse me këtë rrezikojmë udhëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Nikoliç.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com