Nikoliç: Nuk takohem me
Hashim Thaçin

Nikoliç: Nuk takohem me <br />Hashim Thaçin
MOSKE- Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç i tha televizionit “Russia Today” se ai është nacionalist, por edhe demokrat, që i respekton vlerat evropiane.
Ai ka thënë se do të kalojë kohë e gjatë derisa të pranohet nga mediat perëndimore, pasi pwr tw ka patur shkrime negative.
Duke folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ai ka thënë se procesi do të ndalet "në qoftë se na kërkohet që të heqim dorë nga një pjesë e territorit nga Kosova”.
I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikoliç, tha se “do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin sepse, ai “është i dyshuar për krime kundër popullit serb”.
Tomisllav Nikolliç është zgjedhur president i Serbisë në balotazhin e 20 majit.
Nikoliç ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta në ish- Jugosllavi.
Nikoliç njihet për retorikë nacionaliste kundër shtetit të ri kosovar dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe gjatë fushatës zgjedhore, në veri të Mitrovicës.
(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza