Nikoliç për mediat serbe:
Zgjedhim Kosovën para BE-së

Nikoliç për mediat serbe: <br />Zgjedhim Kosovën para BE-së
Nëse Serbia do të jetë përpara zgjedhjes mes BE-së apo Kosovës, përgjigja do të ishte vetëm Kosova.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç për gazetën serbe “Veçernje novosti” nëse do të gjendet përballë një kushti të tillë, duke deklaruar se për Kosovën, Serbia do të sakrifikonte rrugën drejt integrimit evropian.

“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin: Evropa ose Kosova – do të heqim dorë nga rruga evropiane”, ka thënë Nikoliç, duke shtuar se këtë deklaratë ai e ka thënë në fushatë dhe sipas tij populli serb nuk do të befasohej nga ky propozim, shkruan kosovapress.

Nikoliç theksoi se Serbia e ka arritur standartet perendimore përmes të cilave është e sigurt rruga për në Bashkimin Evropian, por Brukseli sipas tij po mban qëndrim për shkak të Kosovës.

Ndërkohë, të njëjtin qëndrim, presidenti Nikoliç ka mbajtur edhe gjatë një vizite në  Itali, pak kohë më parë.

(s.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë