Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka zhvilluar një takim urgjent me ambasadorin e SHBA në Beograd Kyle Scott, atë rus Aleksandar Çepurin dhe me ambasadorin kinez Li Mançang.

Siç raportojnë mediat vendase mendohet se temë kyçe e këtij takimi është Kosova në dritën e bisedimeve të mbrëmshme Kosovë – Serbi në Bruksel. Ky takim vjen vjen një ditë pas raundit tjetër të dialogut më të lartë shtetëror ndërmjet presidentëve e kryeministrave të Kosovës e Serbisë.

Më herët Nikoliç ka deklaruas se Serbia është e vendosur ta ruajë stabilitetin ndërsa, sipas tij, Kosova e ka radhën të zbatojë marrëveshjet e Brukseli.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)