Nikoliç, thirrje Turqisë: Mos
lobo më për njohjen e Kosovës

Nikoliç, thirrje Turqisë: Mos <br />lobo më për njohjen e Kosovës
ANKARA - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka apeluar sot në Turqi, që ajo të mos lobojë tek të tjerët për njohje të pavarësisë së Kosovës, si dhe të mos lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

"Tani nga Turqia presim, që çështja e Kosovës të mos jetë temë e bisedave turke me partnerë të tjerë dhe - do të jem krejtësisht i hapur, sepse jam në mesin e miqve - Turqia dhe shtete tjera të mos përpiqen për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe as të mos lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare", ka thënë Nikoliç në samitin tripalësh Turqi-Serbi-Bosnjë e Hercegovinë në Ankara, njoftojnë medie të Beogradit, të cilave iu referohet "Koha Ditore".

Ai ka shtuar se, edhe pse Turqia ndër të parat e ka njohur Kosovën, marrëdhëniet Turqi-Serbi kanë vazhduar përforcimin.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet