Nikoliç-Westerwelle: Serbia nuk
e gënjen dot BE-në për Kosovën

Nikoliç-Westerwelle: Serbia nuk<br />e gënjen dot BE-në për Kosovën
BEOGRAD - Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç. Westerwelle ka thënë se pret që Serbia, së shpejti, të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes me Kosovën.

Nikoliç ka thënë se Serbia është e përkushtuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe në përparimin e mëtejshëm drejt BE-së, por ka thënë se nuk do të mashtrojë partnerët evropianë, duke premtuar diçka që nuk mund të përmbushë.

Sipas mediave serbe, të cilave iu referohet "Koha Ditore" në Kosovë, Nikoliç, në këtë mënyrë, ka vënë në pah se Serbia nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Westerwelle ka arritur të dielën në mbrëmje në Beograd, ku është pritur fillimisht nga zv/kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai takon sot edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç para se të vazhdojë udhëtimin për në Prishtinë, po sot.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm