Nikolic: Jemi të gatshëm për kompromise gjatë bisedimeve

Nikolic: Jemi të gatshëm për kompromise gjatë bisedimeve
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç ka thënë se Serbia është i gatshme për avancimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe rajonin. Ai edhe njëherë përsëriti se nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës. 

Nikolic tha se Serbia gjithnjë është treguar konstruktive gjatë dialogut dhe sipas tij, kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Serbia është e hapur për bisedime dhe për kompromise” ka thënë Nikolic në hapje të samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Beograd.

Nikolic ka edhe njëherë ka përsëritur, se asnjëherë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës. Sipas tij pozicioni i Serbisë karshi Kosovës vazhdon të mbetet i pandryshueshëm.

“Ne asnjëherë nuk do ta pranojmë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga ana e Kosovës sepse në këtë mënyrë ne do të shkelnim Kushtetutën tonë”, ka thënë Nikolic.

Duke ju drejtuar të pranishme në këtë takim, Nikolic ka thënë se “çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për Serbinë”, dhe ka shtuar se Beogradi do të vazhdojë “në mënyrë pragmatike dhe fleksibile të ofrojë një jetë më të mirë për qytetarët në Kosovë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza